Lajme
Arrestohet kosovari pas të shtënave vdekjeprurëse me armë zjarri
Në Burghausen, Bavaria e Epërme, një 32-vjeçar është qëlluar nga plumbat e shkrepur dhe është plagosur për vdekje
Pas të shtënave vdekjeprurëse ndaj një personi në Burghausen, Bavaria e Epërme, një i dyshuar është marrë në paraburgim nga policia në Austri, transmeton albinfo.ch. Kosovari 60-vjeçar është arrestuar nga policia austriake në natën nga e enjtja në të premte, në anën tjetër të kufirit, tha të premten një zëdhënës i policisë.
Për arsye të taktikave hetimore, ai ende nuk ka mundur të japë ndonjë informacion shtesë mbi prapavijën dhe motivin e krimit, shkruan Frankfurter Allgemeine Zeitung.
Sipas informacioneve, të shtënat kanë ndodhur mbrëmjen e së enjtes në një zonë industriale, në Burghausen. Një 32-vjeçar është qëlluar nga plumbat e shkrepur dhe është plagosur për vdekje. Kalimtarët janë strehuar në vend të sigurt.
Pas krimit, i dyshuari për vrasje është larguar me makinë nga vendi i krimit.
Policia më pas e ka kërkuar të dyshuarin deri vonë në mbrëmje me një kontingjent të madh, përfshirë këtu dhe një helikopter. Për këtë qëllim janë ngritur edhe postblloqe.
Rreth orës 1:30 të mëngjesit, zyrtarët austriakë kanë arritur ta arrestojnë atë, përcjell albinfo.ch. Që atëherë ai është në paraburgim në Austri, tha zëdhënësi i policisë. Ai po hetohet për një vrasje.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












