Lajme
Arrestohet mërgimtari në Skënderaj
Një mërgimtar nga Italia është arrestuar në Skënderaj, pasi dyshohet se ka sulmuar e kërcënuar dy gjyqtarë të Gjykatës Themelore të Mitrovicës
Një person është arrestuar në Skënderaj, si i dyshuar për sulm dhe kërcënim ndaj dy gjyqtarëve të Gjykatës Themelore të Mitrovicës, degës në këtë komunë.
Lajmi për sulmin është konfirmuar për “KALLXO.com” nga Astrit Dibra, administrator i kësaj gjykate, përcjell albinfo.ch.
“Personi në fjalë është ulur para veturës së dy gjyqtarëve të cilët ishin duke shkuar në gjykim në Vushtrri. Meqë jeton në Itali, i dyshuari ka kërkuar qe me çdo kusht t’i fshihet nga evidenca që nuk është nën hetime. Ne e kemi lutur që t’i lejojë gjyqtarët të shkojnë në punë dhe më vonë do t’i kryhet rasti por ai nuk ka pranuar”, tha Astrit Dibra.
Ndërsa prokurori i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë, Sahit Tmava tha për “KALLXO.com” i dyshuari është ndaluar në stacion policor dhe është në pritje të vendimit të gjykatës.
E-Diaspora
-
Për 20-vjetorin, kompania Emi AG shpërblen punëtorët me një udhëtim në Kosovë dhe Shqipëri Në shenjë mirënjohjeje për përkushtimin dhe kontributin e stafit gjatë dy dekadave të fundit, kompania Emi... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 9,000 notarë kaluan liqenin e Cyrihut Rreth 9,162 notarë morën pjesë në kalimin vjetor të liqenit të Cyrihut pas vonesave për shkak... -
Kantoni zviceran merr masa emergjente për të ndihmuar fermerët gjatë thatësirës -
Zvicra kërkon më shumë fleksibilitet nga kontrolli kufitar i BE-së -
Aksident në A1 pranë Cyrihut: Një person i lënduar, trafik i bllokuar -
Vapa ekstreme po ndikon edhe në vlerën e pronave në Zvicër












