Kosova
Arrestohet në Zvicër një qytetar i Deçanit, për vrasjen që kreu 30 vjet më parë
Prokuroria Themelore e Pejës i ka caktuar masën e arrestit shtëpiak Besim Zenelajt nën dyshimin se në vitin 1989, së bashku me vëllanë e tij, Selim Zenelaj, kanë therur 16 herë me thikë 25-vjeçarin, Zemë Ukaj, i cili nuk u kishte shpëtuar plagëve të marra.
Prokuroria më 8 maj ka ekstraduar nga Zvicra për në Kosovë të pandehurit, ndaj të cilit tani është vendosur masa e paraburgimit. Vrasja kishte ndodhur 30 vjet më parë, saktësisht më 20 tetor në vitin 1989 në Deçan, me motive të hakmarrjes. Dënimin për vrasjen e kishte vuajtur Selim Zenelaj, i cili atëkohë me një vendim të prerë ishte dënuar, kurse vëllai i tij, Besimi, deri tani u kishte ikur organeve të drejtësisë. Këtë e ka bërë të ditur në një konferencë për media prokurorja e rastit, Sahide Gashi, e cila tha se kjo ngjarje në atë kohë kishte ngjallur jehonë të madhe te të gjithë. Gashi tha se ndaj të pandehurit Besim Zenelaj, i cili në ndërkohë kishte ndërruar edhe emrin në Hasan Zenelaj, janë rihapur hetimet në vitin 2015, pasi që është vërejtur se ai ndodhej në Deçan. Zenelaj kishte arritur përsëri të arratisej dhe pas hetimeve, Prokuroria e Pejës kishte informacione që ai ndodhej në Zvicër, prej ku në janar të këtij viti u arrestua.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100












