Kosova
Arrestohet personi i katërt lidhur me rastin e Drenasit
Inspektorati Policor i Kosovës, respektivisht hetuesit e Departamentit të Hetimeve kanë vazhduar të ndërmarrin veprime të tjera hetimore lidhur me rastin e Drenasit, në konsultim të drejtpërdrejtë me Prokurorinë e Shtetit.
Në kuadër të këtyre veprimeve hetimore sot në orët e pasdites hetuesit e IPK-së arrestuan të dyshuarin e katërt në këtë rast.
I dyshuari me inicialet G.H. u arrestuar me dyshimin se i njëjti ka kryer veprat penale “keqpërdorim i detyrës zyrtare”, “keqpërdorim seksual duke keqpërdorur pozitën zyrtare apo profesionin” dhe veprës penale “frikësim gjatë procedurës penale”.
Bazuar në aktvendimin e Prokurorisë Themelore të Prishtinës të dyshuarit G.H. i është caktuar masa e ndalimit për 48 orë deri në vazhdimin e procedurave të tjera sipas Kodit të Procedurës Penale.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres Koha e Krishtlindjeve sjell fluks të lartë udhëtarësh në aeroportet zvicerane. Aeroporti i Cyrihut pritet të... -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar -
Edhe Kantoni i Fribourgut thotë “jo” për telefonat celularë në shkollë













