Kosova
Arrestohet personi që dyshohet se kontaminoi ujin në Kamenicë
Sipas Policisë, Prokuroria është duke u marrë me hetimet e mëtutjeshme
Është arrestuar një person që dyshohet se kishte kontaminuar ujin e pijshëm në Kamenicë.
Policia thotë që ai është në mbajtje për 48 orë. Ndërkaq, KTV-ja mëson se personi që është i arrestuar, aksidentalisht kishte ndotur ujin me disa mjete që i përdor për punë në fermën e tij.
Sipas Policisë, Prokuroria është duke u marrë me hetimet e mëtutjeshme. Për shkak të kontaminimit, banorët e Kamenicës disa ditë me radhë kishin mbetur pa ujë të pijshëm.
“Policia e Kosovës me të marrë informatën ka thirrur edhe drejtoritë përkatëse komunale që në vendin e ngjarjes kanë marrë mostrat e ujit dhe nga analizat është gjetur se uji s’mund të pihet. Për këtë arsye është marrë vendim të ndalet një nga pompat që furnizon qytetin e Kamenicës me ujë. Policia ka vazhduar hetimet dhe është gjetur një person që dyshohet se prej tij ka ardhur te kontaminimi. Është njoftuar prokuroria dhe ata kanë rastin. Presoni është ndalur për 48 orë”, ka thënë Ismet Hashani, zëdhënës i Policisë në Gjilan Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” Programi çdo vit zgjedh rreth 10 aktorë/aktore nga 37 vende të Evropës, të cilët konsiderohen talente... -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi -
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut
Jeta në Zvicër
-
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100 Edhe zhdukja e një akullnaje të vogël me një kontribut të ulët të shkrirjes së akullnajave... -
Uber: Trendet e përdoruesve zviceranë në vitin 2025 -
Sondazh: Zviceranët duan të paguajnë më pak për shërbimet dixhitale -
Rinovimet në aeroportin e Bazelit, do të operojë vetëm një linjë -
Pse Zvicra duhet të përqendrohet më shumë te kursimi i energjisë?












