Lajme
Arrestohet shqiptari që kërcënoi se do të vriste policët në New York

Së fundmi, autoritetet amerikane kanë arrestuar një shqiptar, i cili akuzohet se ka kërcënuar me vrasjen e oficerëve para ditës ku zhvillohet Parada e Shën Patrikut në qytetin Yonkers në New York, sipas departamenit të shtetit amerikan, përcjell albinfo.ch.
E.K akuzohet se ka kërcënuar me vrasjen e oficerëve të pranishëm dhe kryebashkiakut në paradë.
“Kjo është ajo që terroristët duan të bëjnë. Duan t’ju terrorizojnë mendimet dhe t’ju bëjnë të keni frikë”, tha kryebashkiaku Mike Spano.
Një hetim zbuloi kërcënime shqetësuese të Kolës në rrjetet sociale. Sipas mediave amerikane, R.K dyshohet se ka shprehur mbështetje për ISIS dhe ekstremizmin radikal islam.
FBI-ja shprehet se ai i ka dërguar një mesazh direkt Policisë së Yonkers, ku shkruante: Do të kryqëzoj policët e Yonkers dhe shefat e tyre përgjatë rrugës McLean. Do të jetë një skenë tmerri… Allahu Ekberr.
32-vjeçari jeton pranë rrugës ku zhvillohet parada. Për këto mesazhe ai ishte pyetur edhe në të shkuarën nga autoritetet. Por këtë herë, Task Forca kundër Terrorizmit në FBI dhe Policinë e New York-ut e vunë në pranga.
Prokurori amerikan tha se këtë muaj, R,K lavdëroi Sayfullo Saipov, duke e quajtur vëlla. Saipov ndodhet në burg përjetë sepse përdori një kamion për të shtypur 8 persona dhe plagosi disa të tjerë.
Departamenti i Drejtësisë në SHBA ka bërë publike disa detaje nga hetimi ndaj Kolës. Më 9 Nëntor 2021 Kola ka dërguar një mesazh në Departamentin e Policisë së Yonkers ku shkruante në shqip: Do t’ju masakroj vajza të vogla.
Më 5 Dhjetor 2021 ai ka dërguar sërish mesazh. “Duke nisur nga nesër do të filloj të vras oficerët tuaj. Thjesht për ta ditur kush e bën, jam R.K , gjak shqiptari”, shkruante ai.
Ndërkohë ai ka vijuar me postimet dhe më 12 Mars 2023 ka postuar një fotografi me një sëpatë në dorë ku shkruante në shqip: Ejani tradhtarë, po ju pres.
E-Diaspora
-
Në Gjykatën Federale Penale
6 shtetas të Kosovës dhe të Maqedonisë akuzohen për terrorizëm Gjashtë të akuzuarit (26 deri në 33 vjeç), janë shtetas të Kosovës apo Maqedonisë, njëri është...
-
Shqiptarët në vitin 2022, rekord aplikimesh për azil në Britani
-
Dy shkolla shqipe hapen në Itali
-
Në Britani rekord kërkesash për azil në 2022, në BE niveli më i lartë në tri vjet
-
Filmi i regjisores nga Kosova shfaqet në Bruksel
Jeta në Zvicër
-
Fillimi i jetës në një vend të huaj: Zvicra e kalon Austrinë dhe Gjermaninë Një renditje e re ndërkombëtare ka bërë që Zvicra të renditet mbi fqinjët e saj gjermanishtfolës,...
-
Posta në Bernë paguan 10,000 CHF në muaj që punëtorët të shkojnë në punë me taksi
-
Lucern: Dënohen babë e mirë, mashtruan me kredi urgjente të Covid-it për 365 mijë CHF
-
Probleme teknike me shërbimet online të CS
-
Sondazhi në Zvicër, cila parti ka rënë më shumë