Kosova
Arrihet zgjidhja: Orët e Evropës nuk vonohen më për faj të Kosovës dhe Serbisë
Këto orë dhe ato të furrave elektrike (shporetëve) ngelnin 5 deri 6 minuta mbrapa për shkak të sasive të mangëta të energjisë që merrnin ato nga Ballkani, përmes rrjetit të transmisionit
Është zgjidhur problemi i frekuencave të energjisë elektrike në Evropën Perëndimore, i cili vinte si pasojë e mosmarrëveshjeve të sistemeve energjitike të Kosovës dhe të Serbisë. Siç ka shkruar tashmë edhe albinfo.ch, në javët e para të muajit të kaluar ky konflikt kishte shkaktuar vonesa të konsiderueshme të orëve që vihen në lëvizje nga energjia elektrike ngado në Evropë.
Këto orë dhe ato të furrave elektrike (shporetëve) ngelnin 5 deri 6 minuta mbrapa për shkak të sasive të mangëta të energjisë që merrnin ato, njofton energate.de.
Ndërkohë, sot ka njoftuar Rrjeti i Operatorëve të Transmisionit Entso-E se ky problem është evituar, gjegjësisht programi i kompensimit të rrymës është rrumbullakësuar. Kështu, frekuenca është stabilizuar në 50-01 Hertz dhe kjo nënkupton se orët e përmendura tash funksionojnë në mënyrë optimale.
Javëve të kaluara, defekti i shkaktuar nga mosmarrëveshjet Kosovë-Serbi kishte shkaktuar një mungesë prej 118 milionë kilovat orësh energji. Ndërkaq, se kush do të bëjë kompensimin e energjisë së munguar gjatë periudhës së përmendur, nuk ka ndonjë përgjigje nga Entso-E.
Por “Entso-E do të mbështesë të gjitha palët për të gjetur një zgjidhje afatgjatë për energjinë elektrike në mes të Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë një zëdhënëse e këaj organizate për energate.de
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Rekord i ri i nxehtësisë në Gjenevë Një temperaturë prej 36 gradë Celsius u regjistrua në Gjenevë-Cointrin duke shënuar 23 qershorin më të... -
Zyrtarja e migracionit lirohet nga akuza: “Shkeljet nuk ishin të natyrës penale” -
Firma Kantonale e IT-së shpërblen me 14.000 franga mbajtjen e punonjësve -
Zvicër: Integrimi i inteligjencës artificiale në biznese po rezulton më i ndërlikuar sesa pritej -
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre











