Sport
Arsenali e Xhaka vazhdojnë me fitore në Premier League
Granit Xhaka ishte i pazëvendësueshëm te Arsenali që ka vazhduar me rezultate të mira në Premier Leaguen e Anglisë në futboll.
Arsenali të shtunën fitoi 1:0 ndaj West Ham Unitedit, në kuadër të xhiros së 29-të të kampionatit anglez. Golin e vetëm në fitoren e vështirë e shënoi Alexandre Lacazette, në minutën e 78-të. Kishte dilemë nëse Mesut Oezil, që asistoi për Lacazetten, ishte në pozitë jashtë loje. Mori kohë që përmes VAR-it të konfirmohet kjo, por në fund goli u pranua.
Arsenali është i nënti, me 40 pikë, por ka një ndeshje më pak të luajtur. Arsenali ka fituar tri ndeshjet e fundit në Premier League, ndërsa është pa humbje në tetë ndeshjet e fundit. Së fundi në kampionat ka pësuar nga Chelsea, më 29 dhjetor, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Kuvendi i Shqipërisë miratoi ligjin për Diasporën Në Ditën Kombëtare të Diasporës, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar Ligjin për Diasporën, i cili synon... -
Qendra e Botimeve për Diasporën uron Ditën Kombëtare të Diasporës dhe Ditën Ndërkombëtare të Migracionit -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
Dr. Përparim Limani, në krye të Kirurgjisë Onkologjike në Aarau -
Projekti “The Guestkeepers – Miqtë e vizitorëve” nis me fazën e parë të trajnimeve
Jeta në Zvicër
-
Ferma më e lartë e erës në Evropë ndodhet në Zvicër Në 2,465 metra lartësi: Ferma e erës Gries, rekord evropian... -
Kaosi i Krishtlindjeve në aeroportet zvicerane: Si të udhetoni pa stres -
Mungesë e vaksinës kundër gripit në Zvicër për shkak të kërkesës së lartë -
Emily Munishi ngjitet në elitën kombëtare U18 në gjimnastikë artistike -
UBS planifikon shkurtime vendesh pune në janar












