Futboll

Arsenali ngjitet në vendin e katërt, Shkodran Mustafi lavdëron Ozilin

Arsenali ka shënuar fitore në pesë ndeshjet e fundit dhe tani ngjitet në vendin e katërt të Premiere League. Kjo edhe falë fitores kundër Leicester Cityt me rezultat 3-1. Në ndeshje u aktivizuan dy shqiptarët, Granit Xhaka dhe Shkodran Mustafi, të cilët ndihmuan topçinjtë në fitoren e thellë.

“Nuk duhet t’ju them se është një lojtar i mirë. Këtë e ka dëshmuar gjatë viteve të fundit dhe kur i jepet mundësia për të luajtur në pozitën e preferuar pas sulmuesit, ai është i aftë të bëjë mrekulli. Ai tregoi se mund të na ndihmojë të shënojmë gola dhe të na bëjë të dukemi shumë të rrezikshëm përpara kundërshtarëve”, tha pas ndeshjes mbrojtësi Mustafi për sulmuesin gjerman Mesut Ozil.

Granit Xhaka ka mbajtur shiritin e kapitenit pas minutës së 80-të kur është zëvendësuar Mesut Ozil.