Koronavirusi: çast pas çasti
Arsyeja pse fëmijët sëmuren më pak nga Covid 19
Shkencëtarët kanë zbuluar një nga arsyet se përse fëmijët sëmuren shumë më pak nga COVID-19, sesa të rriturit. Çelësi është në një molekulë të pranishme në traktin respirator, thelbësore që virusi SarsCov2 të përhapet në trup, por që është shumë më pak aktive te fëmijët.
Hulumtuesit studiuan mekanizmat e sulmit të virusit duke analizuar mostrat biologjike të marra nga trakti i sipërm respirator dhe zorrët (dy rrugët kryesore të hyrjes së COVID-19 në trup) te fëmijët dhe të rriturit e shëndetshëm.
Në këtë mënyrë, ata zbuluan se molekula Neuropilin 1 është shumë më pak aktive në indin epitelial që vesh nga brenda hundën e fëmijëve, transmeton ATSH, përcjell albinfo.ch.
Neuropilin 1 është një receptor i virusit SarsCov2, e aftë të rrisë mundësinë e hyrjes së tij në qeliza dhe të përhapjes në të gjithë trupin, prandaj ajo është një molekulë me një rol vendimtar në lejimin e sulmit ndaj receptorit ACE-2, me të cilin proteina e koronavirusit lidhet për të hyrë në qelizat njerëzore.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Dhuna në familje: shenjat, frika dhe parandalimi – përkrahja në Zvicër Në këtë intervistë, Blertë Berisha nga DOA (Dachorganisation Frauenhäuser Schweiz und Liechtenstein) flet për shenjat e... -
Reperi EAZ publikon këngë në mbështetje të Përparim Avdilit -
Samiti i Diasporës Shqiptare rikthehet me edicionin e katërt -
Rusi
Ramë Lahaj performon në Rusi, promovon kulturën dhe këngën shqipe -
Gjermani
Dy qytete në Gjermani drejt hapjes së shkollave shqipe
Jeta në Zvicër
-
Gjenevë: Historia e artit hiqet nga lëndët e detyrueshme në shkollat e mesme Duke filluar nga vjeshta e vitit 2027, historia e artit nuk do të jetë më lëndë... -
Mjeti zviceran i inteligjencës artificiale ndihmon ekologët e Alaskës të studiojnë arinjtë -
Sezoni i polenit është afër në Zvicër -
Projekti zviceran i hekurudhave diellore ndan “njohjet” me Francën -
Cyrihu në qendër të rrjetit të trenave dhe autobusëve të natës në Evropë











