Portrete të firmave

“Arziana kosmetik”, studioja e transformimeve magjike

“Arziana kosmetik” është studioja kozmetike nga më të njohurat shqiptare në Zvicër, e cila ofron shërbime profesionale të nivelit të lartë nga fusha e bukurisë.

Në kohën e sotme është më rëndësi që njerëzit të jenë të kënaqur më pamjen dhe elegancën e tyre. Pamja e jashtme rrit vetëbesimin te njerëzit në anën psikologjike, por edhe rrit mundësitë për suksese më të mëdha në jetë. Po ashtu lëkura e shëndoshë ndikon edhe në shëndetin e përgjithshëm te njeriu.

E për t’u ndier sa më mirë me pamjen dhe vetën tuaj, shpirtërisht dhe psikologjikisht, drejtohuni te studioja kozmetike “Arziana kosmetik”, e cila bën transformime magjike te klientët e saj.

Pronarja e kësaj studioje, Arziana Demiri, është një estetiste (kosmetikerin) e specializuar dhe ka përfunduar më shumë sukses shkollimin në shkollës e kozmetikës “Carnelia Heydecker” në Cyrih. Përveç kësaj, ajo ka vazhduar edhe kurse dhe trajnime të ndryshme në sektorin e bukurisë.

“Si një estetiste e diplomuar, të ndierit rehat dhe mirë me veten dhe pamjen tuaj, është përparësia dhe detyra jonë kryesore ndaj klientit”, thotë Arziana për albinfo.ch.

Me mbështetjen e bashkëshortit të saj, Dr.med. Fatmir Demirit, klientët ndihen plotësisht në duar të sigurta. Ata plotësojnë njëri-tjetrin në punën e tyre, në mënyrë që ju si pacientë, por edhe si klientë të jeni të sigurt dhe të ndaheni të kënaqur.

Në “Arziana kosmetik” kryhen në mënyrë profesionale një gamë e gjerë e shërbimeve estetike, të ofruara nga profesionistja përkatëse, Arziana Demiri.

“Ne, jo vetëm që përpiqemi për rezultate të dukshme, por mbi të gjitha për pastrim dhe forcim të thellë për përmirësimin e qëndrueshëm të lëkurës. Kujdesi i veçantë gjatë trajtimit të klientëve, është shtylla më e fortë e punës sonë. Trajtimet kryhen në mënyrë profesionale dhe individuale”, shprehet Arziana me prejardhje nga Tetova.

Studioja kozmetike e Arzianës punon me pajisje të përsosmërisë së lartë teknologjike dhe përdor produkte ekskluzive të kozmetikës, të shëndetshme për lëkurën tuaj dhe nga brendet më të njohura botërore.

“Ne punojmë me produktet më cilësore të kompanisë luksoze Casmara, e cila ka një përvojë që nga viti 1974. Trajtojmë lëkurën dhe diagnostikojmë çrregullimet në lëkurë, për të kuptuar se a janë vetëm si rezultat i çrregullimeve lokale apo ka një korrelacion me sëmundjet e tjera në organizmin tuaj”.

Këto dhe shumë shërbime të tjera të avancuara mund t’i gjeni tek “Arziana kosmetik”.

-Trajtime klasike të fytyrës,

-Trajtime ekskluzive të fytyrës,

-Trajtime klasike të akneve për lëkura të holla. (Përfshirë edhe këshillat mjekësore)

-Trajtime intensive të akneve me pastrim uji. (Përfshirë edhe këshilla mjekësore)

– Trajtime kundër plakjes me acide frutash,

– Depilime trupore për meshkuj dhe femra,

-Manikyr/ Pedikyr,

“Studioja jonë kozmetike është vetëm disa minuta më këmbë nga stacioni i trenit në Oerlikon dhe mund të arrihet shpejt dhe lehtë si në këmbë, ashtu edhe me transport publik”.

Vizitoni studion e kozmetikës “Arziana kosmetik” dhe do të ndaheni i freskët, i rafinuar, me një ndjenjë të bukur dhe vetëbesim të plotë.

Për t’i gjetur gjitha shërbimet që ofron “Arziana kosmetik” vizitoni studion:

/Shkrim i sponzorizuar/