Kosova
As vizat, as taksa nuk hiqen në Samitin e Berlinit
Një takim i radhës ku do t’i bëjë bashkë sërish Kosovën e Serbinë pritet të mbahet në Paris të Francës më 1 korrik të këtij viti
Samiti i Berlinit ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret sa i përket çështjes së dialogut Kosovë-Serbi.
Në kryeqendrën gjermane nuk gjeti përkrahje ideja e presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi për kufijtë, nuk është arritur pajtim për heqjen e taksës ndaj mallrave serbe, por nuk pati as sinjal për heqje të vizave nga Bashkimi Evropian.
Takimi i Berlinit, i mbajtur gjatë ditës së djeshme, ka përfunduar pa ndonjë rezultat konkret sa i përket çështjes së dialogut Kosovë-Serbi. Ndonëse në Samitin e Berlinit u diskutua rreth mundësisë së vazhdimit të negociatave mes dy vendeve, pala serbe ka ripërsëritur se nuk do të vazhdojë dialogun pa u hequr taksa, kurse pala kosovare ka theksuar sërish qëndrimin e saj, duke thënë se nuk pranon kushtëzime nga Serbia, transmeton “RTK Live”.
Në takimin e 29 prillit 2019, ku morën pjesë liderët e të gjitha vendeve të Ballkanit Perëndimor, nuk u dha kurrfarë sinjali se mund të ketë heqje të vizave për Kosovën, përcjell albinfo.ch.
Përkundrazi kreu i shtetit, Hashim Thaçi, tha se çështja e liberalizimit u përball me një pozicion injorues në takim.
Në anën tjetër dy krerët shtetërorë të Kosovës, presidenti Hashim Thaçi dhe kryeministri Ramush Haradinaj, edhe në Berlin u shfaqën me deklarata të kundërta sa i përket çështjes së kufijve.
Derisa presidenti pohoi se do të angazhohet për bashkëngjitje të Luginës së Preshevës me Kosovën, shefi i ekzekutivit tha se nuk do të lejohet lëvizja e kufijve.
Ndërkohë, nikoqirët e takimit, kancelarja gjermane Angela Merkel dhe presidenti francez Emmanuel Macron u bënë thirrje Kosovës e Serbisë që të angazhohen për një zgjidhje e cila nuk i dëmton vendet e rajonit.
Një takim i radhës ku do t’i bëjë bashkë sërish Kosovën e Serbinë pritet të mbahet në Paris të Francës më 1 korrik të këtij viti.
E-Diaspora
-
Shqiptarë nga e gjithë bota bashkohen në Tiranë, publikohet agjenda e Samitit IV të Diasporës Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ferit Hoxha, ka bërë publike agjendën e Samitit IV... -
Pashkët, mesha në gjuhën shqipe bashkoi rreth 2000 besimtarë shqiptarë në Frauenfeld -
Ambasada e Shqipërisë në Bernë uron Pashkët -
Mes artit dhe jetës, mbrëmje përkujtimore për Nasuf Naski Abdixhikun -
Rexhep Rifati u shpall qytetar nderi i Horës së Arbëreshëve
Jeta në Zvicër
-
Mendimet për vetëvrasje tek të rinjtë në Zvicër: Një krizë e heshtur Në Zvicër, mesatarisht dy të rinj kryejnë vetëvrasje çdo javë, duke e bërë këtë një nga... -
Demokracia në Zvicër: Pse disa iniciativa nuk zbatohen plotësisht -
Si adoleshentët e rekrutuar përmes Snapchat vjedhin makina luksoze në Zvicër -
Stadler Rail tërheq ankesën kundër vendimit të SBB për të favorizuar Siemens -
Inteligjenca artificiale ndihmon për të zvogëluar mbeturinat në furrat zvicerane













