Feja
“Askush nuk më nënshtron mua!”: Dy “Femen” prishin sallonin e gruas myslimane
Dy aktiviste të lëvizjes feministe “Femen” ndërprenë natën e së shtunës takimin, i cili i dedikohej gruas myslimane në Paris.
“Askush nuk mund të me nënshtrojë mua!”: Dy vajza të lëvizjes së njohur “Femen” prishen mbajtjen e sallonit të gruas myslimane në Pontoise (Francë).
Dy aktiviste të lëvizjes feministe “Femen” ndërprenë mbrëmjen e së shtunës, ku ishte një shfaqje për gratë myslimane në Pontoise (Val-d’Oise, Francë). Pak para mbylljes, rreth orës 20:30, “dy vajza të “Femen” kanë hipur në skenë të mbuluara tërësisht me një bez të zi, të cilin e kanë tërhequr para se të rrëmbehen nga shërbimi i sigurimit të sallonit dhe policisë”, transmeton albinfo.ch duke u bazuar në një burim të agjencisë AFP.
“Me gjoks të zbuluar dy vajzat janë paraqitur para imamëve Nader Abou Anas dhe Mehdi Kebir, duke bërtitur me zë të lartë: “Askush nuk më nënshtron mua, askush nuk më zotëron mua, unë jam profet i vetvetes!” Mund të lexohet në faqen e Facebook-ut të “Femen” (në Francë), i cili thotë se dy aktivistet “vijnë nga familje myslimane. Faqja e internetit Buzzfeed France pohon se “një nga vajzat “Femen” është rrahur me shqelma nga një burrë”.
Dy gratë janë “dëgjuar natën e së shtunës” dhe “ne do të vazhdojmë hetimet dhe seancat dëgjimore për të zbuluar se çfarë ka ndodhur”, thekson prokurori i Pontoise, duke deklaruar se paraburgimi i tyre ka përfunduar gjatë natës dhe që organizatorët e ekspozitës kanë njoftuar se parashikojnë të paraqesin ankesë.
Sipas një video të postuar në Twitter, dy aktiviste, të veshura me një bezë të zi, ndërprenë fjalimin e dy burrave imamë, të veshur me këmisha të bardha, të cilët ishin duke folur në kuadër të edicionit të tretë të këtij salloni për gra, i cili mbahej në Pontoise, në veri të Parisit.
“Dy imamët ishin duke biseduar në lidhje me çështjen e trajtimit të gruas, nëse duhej rrahur apo jo gruan”, kur dy aktiviste të moshës 25 dhe 31-vjeçare hipën në skenë, tregon për agjencinë AFP Inna Shevchenko, zëdhënëse e “Femen” në Paris.
Një version i kontestuar, sidomos nga gazetari i faqes BuzzFeed, i pranishëm në vend, deklaron që Mehdi Kabir ishte përkundrazi duke u kërkuar myslimanëve të kenë një sjellje shembullore me gratë”, për të ndjekur modelin e Profetit, i cili kurrë nuk e goditi me shuplakë gruan e tij dhe që nuk e linte atë ta shërbente”.
Ato bërtisnin në arabisht dhe frëngjisht, parulla që kishin shkruar po ashtu në gjoks: “Askush nuk më nënshtron mua, unë jam profete e vetvetes”.
Menjëherë, zëra “kurva, duhet t’i vrasim” dëgjohen në sallë, ndërsa afro pesëmbëdhjetë burra kërcejnë në skenë dhe vërsulën kundër dy militantëve”, thotë Inna Shevchenko, e cila tregohet mirënjohëse ndaj policisë që kishte ndërhyrë shpejt për t’i mbrojtur ata.
Para mbajtjes së këtij takimi një peticion kishte bërë thirrje për ndalimin e një takimi të tillë, kundër të cilit rreth 6.000 nënshkrime ishin mbledhur, thuhet në faqen Change.org. Iniciatori i peticionit dënonte praninë ndër të ftuarit të “predikuesve fundamentalistë, siç është Nader Abou Anas, i njohur për të legjitimuar përdhunimin martesor dhe më gjerë, nënshtrimin e gruas”.
E-Diaspora
-
Kandidatja për eurodeputete, Kati Schneeberger, hap në Vjenë ekspozitën “Rezistenca paqësore në Kosovë 1990-1998 Kryetarja e shoqatës “Kosovo goes Europe”, Kati Schneeberger do të hapë nesër (2 maj) ekspozitën ...
-
Milano: Rita Petro, ndër të ftuarat e “FjalaFest”
-
Bruksel: Përfaqësuesit e diasporës shqiptare, gati për projektin e shkollës verore “JAM SHQIPTAR”
-
Belgjikë: Arrestohen disa shqiptarë për këto motive
-
Gjermani
Humb jetën tragjikisht mërgimtari në Gjermani
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Votimi i shtrenjtë për ligjin për furnizimin me energji elektrike Deri më tani, mbi pesë milionë franga janë caktuar për votimin intensiv të ligjit për furnizimin...
-
Policia e Thurgau-ut, me apel interesant
-
Zvicër: Tregtia me pakicë rritet vetëm falë produkteve ushqimore
-
Zvicër: Nisma e re për legalizimin e rritjes së kanabisit
-
Gjithnjë e më shumë kompani po testojnë javë katërditore