Kosova

Astronomja kosovare, pjesë e zbulimit të një asteriodi

Pranvera Hyseni zbulon një trup të ri qiellor

Pranvera Hyseni, astronojma shqiptare, e cila tashmë veçse e ka dëshmuar suksesin e saj në fushën shkencore të astronomisë, së fundmi ka njoftuar se ajo dhe Hap Griffin kanë bërë zbulimin preliminar të një asteroidi, transmeton albinfo.ch.

Sipas saj, asteroidi së shpejti do të emërohet me një emër, ndërsa tha se vrojtimet për të janë bërë në tetorin e vitit të kaluar.

Më poshtë gjeni statusin e plotë të Hysenit.

Mbrëmë kam pranuar lajmin që kam bërë zbulimin preliminar të një asteroidi, bashkë me astronomin dhe mikun tim të ngushtë, Hap Griffin. Ne kemi arritur të shohim këtë trup qiellor përmes të dhënave që kemi pranuar nga observatori i Hawaiit, i cili posedon një teleskop me aparaturë prej dy metrash. Vrojtimi ynë është kryer në tetor të vitit të kaluar, mirëpo konfirmimin për zbulimin e këtij trupi qiellor e kemi pranuar tek mbrëmë nga IASC – International Astronomical Search Collaboration.

Aktualisht, asteroidi ka një madhësi të dukshme prej 25 magnitudë, që do të thotë se distanca mes tij dhe nesh është rritur që nga momenti kur është gjetur. Unë personalisht ndjehem e përmbushur dhe jashtëzakonisht e lumtur që për herë të parë kam arritur të jem pjesë e një zbulimi të një trupi qiellor që nuk është parë asnjëherë nga askush më parë.

Ps: Qendra për trupa të vegjël qiellor, Minor Planet Center, i ka dhënë këtij trupi qiellor një përcaktim të përkohshëm, 2020 SS13, mirëpo ne si ekip do të kemi mundësinë ta pagëzojmë atë me një emër që do ta zgjedhim së shpejti.