Kosova
Atifete Jahjaga në mesin e 100 njerëzve me reputacionin më të mirë në botë
Kompania udhëheqëse konsulente për menaxhimin e reputacionit, Reputation Poll International, ka publikuar listën e njerëzve me reputacionin më të mirë në botë për vitin 2019.
Lista e cila përmban personalitete të shquara nga të gjithë sektorët, njeh udhëheqësit të cilët kanë ruajtur nivelin e lartë të besueshmërisë në kryerjen e detyrave të tyre dhe kanë mbajtur reputacionin e lavdërueshëm e shembullor për emulimin publik.
Në mesin e këtyre njerëzve, është edhe ish-Presidentja e Kosovës, Atifete Jahjaga e renditur e teta në listë, shkruan mediat, përcjell albinfo.ch.
“Atifete Jahjaga është një politikane dhe shtetase kosovare e cila ka shërbyer si presidentja e tretë e Kosovës. Ajo ishte presidentja e parë femër e Republikës së Kosovës, kandidate e parë jo partiake dhe e para më e re femër e shtetit që do të zgjidhet në krye të zyrës”, thuhet shkurt për Jahjagën në këtë kompani.
Ndryshe, lista përfshin 100 emra të ndryshëm nga politika, arsimi, biznesi, e fusha tjera.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm "Tamil i ndyrë", "Sri Lanka i ndyrë", "Kthehu në vendin tënd", kishte thënë ai gjatë një... -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune -
Të paktën gjysma e akullnajave të botës do të zhduken deri në vitin 2100














