Lajme
Aeroporti i Cyrihut: Trafiku ajror gjatë festës, afër nivelit të para koronës
Kjo shifër, marrë në tërësi bën 280,000 në katër ditë, që korrespondon me rreth 70 për qind të numrit të pasagjerëve në periudhën para krizës së koronës

Nga e “Premtja e Mirë” deri të hënën e Pashkëve, Aeroporti Cyrih-Kloten ka trajtuar mesatarisht pothuajse 70,000 pasagjerë në ditë, ka thënë zëdhënësja e aeroportit, Bettina Kunz, të hënën në mbrëmje, e pyetur nga agjencia e lajmeve Keystone-SDA.
Kjo shifër, marrë në tërësi bën 280,000 në katër ditë, që korrespondon me rreth 70 për qind të numrit të pasagjerëve në periudhën para krizës së koronës.
Sipas Jasmin Bodmer-Breu, gjithashtu zëdhënëse e Aeroportit Cyrih-Kloten, numra të krahasueshëm pasagjerësh ka pasur për herë të fundit më 1 mars 2020, transmeton albinfo.ch. Në Pashkët e një viti më parë (2021) Aeroporti i Cyrihut kishte mesatarisht vetëm rreth 13,200 njerëz në ditë, ndërsa gjatë festës së Pashkëve të vitit 2020, kur sapo ishte shpallur pandemia, numri i pasagjerëve kishte rënë madje në vetëm rreth 850 në ditë.
Aeroporti Cointrin në Gjenevë, i cili është i dyti për nga madhësua në Zvicër, ka përpunuar pothuajse 180,000 pasagjerë gjatë katër ditëve të festës së Pashkëve. Kjo korrespondon me rreth 75 deri në 82 për qind të vëllimit të Pashkëve në kohën “normale, në vitin 2019, përcjell albinfo.ch. Megjithatë, aeroporti kishte parashikuar se numri i pasagjerëve gjatë festës do të arrinte në 187,000.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Vjenë: Ambasada e Kosovës ka hapur dyert për qytetarët e interesuar për njohjen e vlerave të vendit Ambasada e Republikës së Kosovës në Vjenë ka hapur dyert për qytetarët e interesuar, të...
-
Vepra e artistit kosovar mbulon krahët e aeroplanit gjigant Boeing 737
-
Jehon kënga e vallja shqipe në Gjenevë
-
Aksidentohet për vdekje 43-vjeçari shqiptar në Itali
-
Shpërndahen librat për nxënësit e dy klasave më të reja në Aschaffenburg
Jeta në Zvicër
-
Ky është rezultati i nxënësve zviceranë në testin PISA Matematika, lexim dhe shkenca natyrore: Ky ishte programi i studimit të fundit të Pizës. Zvicra është...
-
Zug-u mund dhe duhet të ndërtojë apartamente më të përballueshme
-
Numri i lindjeve në Zvicër shënon rritje
-
Pse zviceranët shpenzojnë shumë kur bëhet fjalë për dhuratat e Krishtlindjeve?
-
Cilat janë mënyrat që duhet vepruar një qytetar jo-BE/EFTA, për qëndrimin në Zvicër