Autotech
Audi paguan gjobën rekord prej 800 milionë euro
Audi ka pranuar të paguajë gjobën 800-milionë euroshe të vendosur nga prokurorët gjermanë në vazhdën e një hetimi mbi mashtrimin me emetimet, edhe pse kjo do t’i prekë direkt fitimet e tij për vitin 2018.
Kompania e pranoi përgjegjësinë për problemet në disa motorë V6 dhe V8 e nuk ka në plan ta apelojë vendimin. Nga sa pohuan drejtues të tij, makinat e prekura u reklamuan e iu shitën blerësve në mbarë botën në periudhën e viteve 2004-2018. Gjoba do të prekë gjithashtu edhe fitimet vjetore të kompanisë mëmë, Volkswagen-it.
“Mea culpa” e gjigandit gjerman të prodhimit të automjeteve mbi mashtrimin me rregullat e cilësisë së ajrit, ka mbërritur tashmë. Ai i ka pranuar manipulimet me software-t që i bënin emetimet të dukeshin më pak toksike nga sa ishin në të vërtetë. 800 milionë eurot që duhen paguar përfshijnë edhe një gjobë prej 5 milionë eurosh për shkelje administrative, më e larta e dhënë sipas ligjit gjerman, transmeton “TCH”.
Prokurorët sqaruan se ndëshkimi financiar përfshin edhe përfitimet nga shitjet e makinave problematike, përcjell albinfo.ch.
Skandali i mashtrimit me emetimet mendohet të ketë prekur gati 5 milionë makina të shitura nga grupi Volkswagen në Evropë dhe në Shtetet e Bashkuara dhe lidhet më së shumti me automjetet e pajisura me motorë V6 dhe V8, të prodhuar nga Audi e të vendosur makinave të tij, atyre të Volkswagen-it dhe Porsche-it.
E-Diaspora
-
Vjosa Osmani i bën thirrje diasporës: Më 7 qershor ejani në Kosovë dhe votoni Ish-presidentja e Kosovo përmes një video-mesazhi fton mërgimtarët të marrin pjesë në zgjedhje, duke theksuar rolin... -
Vjenë
Libri me poezi ‘‘I dashtuni im zdrukthtar’’ do të promovohet edhe në Vjenë -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Itali
Sot hapet Pavijoni i Kosovës në Bienalen e Venecias -
Hapet afati për regjistrimin e votuesve jashtë Kosovës për zgjedhjet e 7 qershorit
Jeta në Zvicër
-
Gjeneva shqyrton mbylljen e disa pikave kufitare gjatë samitit të Group of Seven Autoritetet në Gjenevë po shqyrtojnë rikthimin e kontrolleve kufitare ose mbylljen e disa kalimeve për shkak... -
Zvicër
Arbër Bullakaj: Java e parë në Parlamentin Federal të Zvicrës, intensive dhe e rëndësishme -
Novartis planifikon mbylljen e fabrikës në Wehr, preken 220 vende pune -
Zvicra përballet me rritje të inflacionit në prill, të shtyra nga karburantet dhe qiratë -
Skandal në Klinikën e Zemrës në Cyrih: Ish shefi, shkaktar i vdekjes së mbi 70 pacientëve













