Bota
Australi: Shefat dënohen nëse telefonojnë punonjësit pas orarit
“Ajo që po themi është se dikush që nuk paguhet 24 orë në ditë, nuk duhet të penalizohet nëse nuk është “online” dhe i disponueshëm 24 orë në ditë”, u shpreh kryeministri australian, Anthony Albanese
Australia pritet t`i japë dritën jeshile një ligji të ri, i cili ende pa i kaluar hallkat e aprovimit zyrtar, duket se e ka marrë pëlqimin e qytetarëve.
Sipas nismës në fjalë, punonjësit do të kenë çdo të drejtë të injorojnë telefonatat dhe mesazhet e shefave e tyre jashtë orarit të punës. Madje këta të fundit mund edhe të ndëshkohen për një veprim të tillë. “Mendoj se është një ide e mrekullueshme. Të gjithë duhet të relaksohemi, të gjithë duhet të fikim telefonat dhe të mos shqetësohemi nga e-mailet dhe telefonatat jashtë orarit. Ne nuk jemi makineri, jemi njerëz”, ishin disa prej reagimeve. “Ajo që po themi është se dikush që nuk paguhet 24 orë në ditë, nuk duhet të penalizohet nëse nuk është “online” dhe i disponueshëm 24 orë në ditë”, u shpreh kryeministri australian Anthony Albanese, shkruan TCH, transmeton albinfo.ch.
Argumenti i qeverisë është se këto ndryshime do të mbrojnë të drejtat e punëtorëve dhe do të kontribuojnë në rivendosjen e një ekuilibri të shëndetshëm mes punës dhe jetës personale. Punonjësit që mendojnë se po kontaktohen në mënyrë të paarsyeshme, fillimisht duhet ta adresojnë çështjen tek punëdhënësi i tyre. Nëse çështja mbetet e pazgjidhur, ata mund të ankohen tek autoritetet australiane të cilët do të vendosin gjoba ndaj punëdhënësve që shkelin rregullat.
Vende të tjera, si Franca apo edhe Kenia, kanë ligje të ngjashme që i mbrojnë punonjësit nga telefonatat e punëdhënësve pas orarit zyrtar. Nuk munguan megjithatë edhe zërat kundër, si ai Andrew McKellar, shefi i Dhomës Australiane, i cili e quajti një ide të kotë e aspak praktike.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












