Lajme
Australi: Rikthehen kufizimet për shkak të variantit “Delta” të COVID-19
Australia po ndërmerr masa ekstreme për t’u përballur me variantin “Delta” të coronavirusit. I gjithë qyteti i Sidneit dhe rrethinat e tij janë kufizuar për dy javë për shkak të progresit të variantit të ri të virusit vdekjeprurës.
Pas dekretimit të premten të kufizimit te katër rrethinat e qendrës së Sidneit, autoritetet vendosën sot të zgjerojnë, për dy javë, masat në gjithë metropolin, më i madhi në Australi me më shumë se pesë milionë banorë.
Në vend, i cili deri më tani ka përmbajtur mjaft mirë përhapjen e COVID-19, më shumë se 80 persona kanë rezultuar pozitivë këtë javë, të gjithë të lidhur me një shofer që drejtonte ekuipazhet e kompanive ajrore nga aeroporti i Sidneit deri në hotelet e karantinës.
Varianti “Delta” i koronavirusit rezulton se është 60% më i transmetueshëm se paraardhësi i tij.
Ai u shfaq për herë të parë në dhjetor të 2020-s, në shtetin indian të Maharashtras, dhe nuk dukej aq shqetësues.
Por kur u përhap në New Delhi disa muaj më vonë, ndikimi i tij ishte shkatërrues, me gati 30 mijë raste të raportuara çdo ditë deri në fund të prillit.
Nga New Delhi, varianti është përhapur shpejt dhe tani duket se do të përfshijë globin në atë që mund të shndërrohet në një valë të re shkatërruese.
Në Mbretërinë e Bashkuar variant Delta tashmë përbën më shumë se 90% të të gjitha infektimeve.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar











