Lajme
Australia nuk regjistron asnjë rast të ri me COVID
Australia nuk regjistron asnjë rast të ri për herë të parë pas 5 muajve
Është bërë e ditur se për herë të parë nga qershori, Australia sot nuk ka raportuar asnjë rast të ri me koronavirus, përcjell albinfo.ch.
Së fundi, ministri Federal i Shëndetësisë, Greg Hunt, njoftoi se për herë të parë në vend që nga 9 qershori, nuk është regjistruar asnjë rast me COVID-19, sipas rezultateve të testeve në 24 orët e fundit nga shtetet dhe rajonet e vendit.
“Sot kemi zero raste të infektimit në komunitet në gjithë Australinë. Faleminderit shërbimit tonë të mrekullueshëm shëndetësor, punonjësve tanë të shëndetit publik dhe, mbi të gjitha, popullit të Australisë”, postoi Hunt në llogarinë e tij në Twitter, duke lavdëruar luftën kundër virusit në vendin e tij.
Ndryshe, në fund të muajit mars, Australia kishte mbyllur kufijtë për shtetasit e huaj, përveç atyre me leje të përhershme banimi.
Vendi deri më tani ka regjistruar 907 të vdekur si pasojë e koronavirusit.
Që nga shfaqja e rastit të parë më 25 janar, në Australi janë infektuar gjithsej 27.596 persona deri më tani, kurse 25.098 janë shëruar.
Në vend aktualisht ka 198 raste aktive, prej të cilëve 17 po trajtohen në spitale.
E-Diaspora
-
Merita Pinta, një zonjë e fortë, me shumë merita Ka themeluar dhe drejton një kompani me dy shtëpi për të moshuar. Albinfo.ch e ka zgjedhur... -
Aktorja Fatlume Bunjaku do ta përfaqësojë Shqipërinë në “European Shooting Stars 2026” -
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve hap 23 kuti postare për votuesit e diasporës -
Ministrja shqiptare paralajmëron iniciativa për të drejtat e diasporës në Greqi -
Udha e Lorik Canës: Sporti, Kultura dhe Kombi
Jeta në Zvicër
-
Punëtori i ndërtimit bie në kafazin e ashensorit, plagoset rëndë Punëtori ka rënë nga lartësia më shumë se 20 metra, në fund të kafazit të ashensorit.... -
Prokuroria e St. Gallenit ndëshkon një pasagjer treni për racizëm -
Taksa Kantonale e Aargaut do të ulet me 8 pikë përqindjeje -
Nigeriani padit në Strasburg policinë e Cyrihut -
Vit i vështirë në industrinë e orëve, më pak vende pune












