Koronavirusi: çast pas çasti
Australia rivendos kufizimet pas shtimit të infektimeve me koronavirus
Shteti i dytë më i populluar në Australi njoftoi sot rivendosjen e kufizimeve në shtëpi dhe në publik të grumbullimeve pas rritjes së mbi 10 rasteve të koronavirusit për të pestën ditë radhazi.
Kryeministri i shtetit të Victoria, Daniel Andrews, kritikoi banorët për mosrespektimin e kufizimeve të kontakteve shoqërore me puthjet e përqafimet dhe riktheu kufizimin e pesë njerëzve të mundshëm që mund të vizitojnë një shtëpi, e 10 njerëzve si maksimumi që mund të grumbullohen në publik.
Kufizimet e vendosura prej marsit ishin në fuqi deri në 12 qershor, dhe anulojnë zbutjen e tyre me lejimin e grumbullimeve deri në 20 njerëz.
“Është e papranueshme për familjet që meqënëse dëshirojnë që kjo të mbarojë, pretendojnë se në fakt ka mbaruar, kur diçka e tillë nuk është e vërtetë”, tha Andrews në një konferencë shtypi.
Zyrtarët raportuan sot në Australi 25 raste të reja me COVID-19, duke përfshirë dhe rastin qesharak mes familjarëve që ishin grumbulluar në një hotel ku karantinoheshin të ardhurit nga jashtë.
Andrews paralajmëroi se zonat urbane, ku do të ketë infeksione, do të kenë kufizime më të rrepta.
/
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Miratohet unanimisht Marrëveshja për Tregti të Lirë të Kosovës me EFTA Me 190 vota pro, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Dhoma e Përfaqësuesve e Parlamentit të Zvicrës... -
Mustafa kritikon presidenten Osmanin për takimet me diasporën gjatë fushatës -
Slloveni
Ganimet Shala, asambleistja e parë shqiptare në Parlamentin e Lubjanës -
Lir Hajrizi: Pianisti që po tejkalon kufijtë e talentit -
Mërgata do të votojë më 27 dhjetor në përfaqësitë diplomatike, KQZ jep udhëzime për procesin
Jeta në Zvicër
-
Swisscom do të heqë plotësisht teknologjinë 3G deri në fund të vitit 2025 Siç ishte njoftuar më parë, operatori Swisscom do të ndërpresë përdorimin e teknologjisë 3G deri në... -
Marketingu i influencerëve në Zvicër: Praktika jo të rregulluara dhe të dëmshme për të rinjtë, paralajmëron FRC -
Zgjedhjet komunale në Vernier konfirmohen nga Këshilli i Shtetit -
Dyqanet në Gjenevë hapen këtë të diel -
Parlamenti i Zvicrës miraton unanimisht marrëveshjen për tregti të lirë të Kosovës me EFTA












