Lajme
Austri, 520 raste të reja me Covid -19
Nga e premtja do të bëhet sërish e detyrueshme bartja e maskës në secilin dyqan.
Numri i infektimeve me Covid -19 në Austri ka shënuar rritje të dukshme. Bazuar në raportin e ditës së martë, është njoftuar për 520 raste të reja.
340 prej tyre janë regjistruar në Vjenë. Raste aktive në gjithë Austrinë aktualisht janë 3.705 persona, 190 më shumë se gjatë ditës së hënë, raporton Albinfo Austria.
Deri më tash në Austri numri i të prekurve me Covit -19 është 29.929 persona, prej tyre 25.958 janë shëruar, ndërsa 748 persona kanë vdekur.
Kjo shifër e të prekurve me koronavirus në Austri nuk është regjistruar që nga muaji prill. Prandaj, rezultatet e fundit kanë alarmuar qeverinë austriake, të cilët kanë njoftuar se do të marrin masa të menjëhershme.
Siç është njoftuar nga e premtja do të bëhet sërish e detyrueshme bartja e maskës në secilin dyqan tregtar dhe për personelin e lokaleve të gastronomisë.
Në anën tjetër, maska e detyrueshme nuk do të vlejë për mysafirët e lokalëve, fëmijët nën moshën 6-vjeçare si dhe për personat që për shkak të problemeve shëndetësore, nuk mund të bartin maska.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












