Lajme
Austri: “AMS” ndalon përfitimet e papunësisë për ata që refuzojnë të vaksinohen
Kushdo që refuzon një punë për shkak të një detyrimi për vaksinim ndaj koronës, do t'i ndalen përfitimet e papunësisë
Gazeta austriake “Standard” raportoi të enjten se ka kufizime të reja për të papunët nga Ministria e Punës, të cilën e udhëheq ministri, Martin Kocher. Nëse dikush refuzon një pozicion pune të arsyeshëm vetëm sepse do të duhej të vaksinohet kundër koronavirusit, pagesat e tij/saj do të ndalohen. E njëjta gjë vlen edhe nëse për këtë arsye nuk aplikoni për ndonjë punë të caktuar, raporton gazeta “heute.at”, përcjell albinfo.at.
Sipas burimeve të gazetave austriake, AMS (Shërbimi publik i punësimit) duhet të merret me njerëz që refuzojnë një punë të caktuar vetëm pse duhet të vaksinohen kundër koronavirusit. Personat, të cilët nuk mund të vaksinohen për arsye mjekësore, nuk duhet të presin një ndalim nga AMS. Edhe ata që kanë aplikuar, por për shkaqe të caktuara dhe të arsyeshme nuk kanë arritur ta marrin vaksinën, nuk duhet të kenë frikë se përfitimi i tyre i papunësisë do të anulohet. Kjo ndodh vetëm kur punëdhënësit raportojnë se një aplikant ka refuzuar ose refuzon punën sepse ai duhet të vaksinohet.
Prandaj, AMS pyeti Ministrinë e Punës se si të sillet me këta persona. Duke vepruar kështu, iu referua situatës aktuale ligjore me anë të një letre (jo me dekret, siç supozohej fillimisht).
“Personat e regjistruar si të papunë në AMS janë të detyruar të pranojnë pozicione të arsyeshme. Në këtë mënyrë, të papunët gjithashtu mund të vendosen në pozicione ku kërkohen vaksinime në lidhje me ushtrimin e profesionit”, ka thënë ministri i Punës, Kochler, për “heute.at”, transmeton albinfo.at.
E-Diaspora
-
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” Përveç analizave letrare, gjatë mbrëmjes u lexuan edhe fragmente të përzgjedhura nga veprat e autorëve... -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim -
Islandë
Nga Kosova në Islandë: Historia e suksesit e vëllezërve Dardan dhe Armend Zogaj
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës










