Lajme
Austri: Çmimi i kafesë në rritje, mungesat në staf dhe ndryshimet klimatike fajtorë kryesorë
Për shumicën e austriakëve, dita nis me një filxhan kafeje. E njohur si “ari i zi”, kjo pije jo vetëm që zgjidh gjumin, por gjithashtu është e shëndetshme dhe përmirëson humorin.
Por ky humor mund të prishet shpejt për shkak të rritjeve të reja të çmimeve. “Fatkeqësisht, së shpejti do të jemi të detyruar të ndryshojmë çmimet tona,” shpjegon Marlene Drack (26 vjeç) për gazetën Heute. Ajo është brezi i katërt që drejton përpunuesin e kafesë Nussbaumer në Gmunden, i themeluar në vitin 1935 dhe që sot punëson tetë persona, transmeton albinfo.ch.
Në tetor, çmimet e të gjitha llojeve të kafesë u rritën me 10%. Por për arsye ekonomike, “aktualisht nuk ka alternativë tjetër përveç përgatitjes për një rritje tjetër të çmimit,” thotë Drack. “Shumë kolegë të mi i kanë rritur çmimet disa herë vetëm në vitin e fundit.”
“Çmime rekord dhe mungesa furnizimi”
Sfida më e madhe sot, sipas saj, është blerja e kafesë jeshile (e papërpunuar). “Përveç çmimeve rekord, tani kemi edhe mungesa furnizimi nga shitësit evropianë.”
Në mars, Drack kaloi dhjetë ditë në Kolumbi, ku vizitoi katër ferma dhe dy punishte përpunimi. Qëllimi ishte të krijonte kontakte të drejtpërdrejta për të zgjeruar bashkëpunimet dhe për të shmangur ndërmjetësit e shtrenjtë. Kjo do sillte “përfitime për të gjithë” dhe do të rriste transparencën për cilësinë e kokrrave dhe kushtet e punës.
Një problem i industrisë: kërkesa për kafe cilësore po rritet me shpejtësi
Sipas Drack, kërkesa për kafe cilësore po rritet me ritme të shpejta në të gjithë botën, sidomos në Kinë dhe pjesën tjetër të Azisë, ku kjo kulturë është ende në zhvillim. Për më tepër, ndryshimet klimatike po ndikojnë negativisht në prodhimin e kafesë, duke shkaktuar mungesa edhe në portet evropiane.
Mungesa e stafit në gastronomi
Një tjetër problem është mungesa e fuqisë punëtore në sektorin e gastronomisë, një sektor që përbën rreth 60% të shitjeve të kafesë të pjekur nga kompania e saj. Për shkak të mungesës së stafit, gjithnjë e më shumë biznese po mbyllen për dy ditë në javë, gjë që ndikon negativisht në biznes.
Edhe kostot e energjisë dhe materialeve të ambalazhimit janë rritur, por, sipas Drack, krahasuar me çmimin e kafesë jeshile, ato janë “probleme më të vogla”.
Ndryshim në sjelljen e konsumatorëve
Nga ana tjetër, konsumatorët po bëhen më të vetëdijshëm për rëndësinë e cilësisë dhe transparencës në prodhimin dhe përpunimin e kafesë, një shenjë pozitive për industrinë.
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën? Nëse keni kaluar kohë në Zvicër, do të keni vënë re se shumica e dyqaneve mbyllen... -
Hapet ambasada e re zvicerane në Athinë -
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern












