Lajme
Austri: Ekspertët paralajmërojnë për valët e gripit dhe Covid
Austria ka regjistruar tashmë rastet e para të gripit në fillim të tetorit – rreth një deri në dy muaj më herët se zakonisht, raportoi gazeta Die Presse, përcjell albinfo.ch.
Ministri i Shëndetësisë, Johannes Rauch (Të Gjelbrit), ka rekomanduar që njerëzit të vaksinohen sa më shpejt të jetë e mundur. Në Vjenë regjistrimi për fushatat e vaksinimit falas të gripit nis këtë të hënë, më 24 tetor.
Çdo vit, mesatarisht 1000 deri në 1500 njerëz vdesin në Austri nga virusi i gripit. Megjithatë, nuk ishte kështu në dy vjetët e fundit, pasi vala e gripit nuk ndodhi në të njëjtën mënyrë për shkak të masave Covid për të reduktuar kontaktet.
“Prandaj, imuniteti në popullatë është relativisht i ulët dhe rreziku i një vale të fortë gripi është veçanërisht i lartë”, tha Drejtoresha e Përgjithshme e Shëndetit Publik, Katharina Reich. Imuniteti i ulët në popullatë mund të jetë edhe shkak për shfaqjen e hershme të rasteve të para. Ajo këshillon njerëzit që të vaksinohen, të mbajnë një maskë FFP2 dhe të mbajnë masat higjienike.
Monika Redlberger-Fritz nga Qendra për Virologji në Universitetin Mjekësor të Vjenës gjithashtu këshillon fuqishëm vaksinimin dhe paralajmëron se spitalet mund të arrijnë kufijtë e kapacitetit të tyre nëse dhe kur valët e gripit dhe Covid-19 përkojnë.
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













