Lajme
Austri: Gjoba për personat që lajmërohen si të papunë në „AMS“ dhe shkojnë në pushime
180 persona janë ndaluar nga inspektorët financiarë si të dyshuar për mashtrim të marrjes së ndihmave sociale. Ata nuk i kishin lajmëruar zyrat e „AMS“-it për udhëtimet jashtë vendit
Prej javësh shteti austriak ka filluar kontrolle të rreptë në të gjitha hyrjet kufitare, qoftë ato tokësore apo edhe ajrore. E gjitha kjo po bëhet për shkak se shumë persona, të cilët janë të lajmëruar si të papunë (Arbeitslose) në Entin e Punësimit në Austri (AMS) pa njoftuar zyrat përkatëse, kanë shkuar në pushime, shkruan albinfo.at
Së fundmi policia kufitare, në bashkëpunim me inspektorët financiarë, kanë kryer kontrolle në Aeroportin e Vjenës. Brenda shtatë ditësh ata kanë kontrolluar 859 persona që hynin e dilnin si dhe 315 kompani, raporton heute.at.
180 persona janë ndaluar nga inspektorët si të dyshuar për mashtrim të marrjes së ndihmave sociale. Ata nuk i kishin lajmëruar zyrat e „AMS“-it për udhëtimet jashtë vendit. Për shkak të kësaj, tani do të detyrohen të paguajnë në formë kësti, gjitha përfitimet sociale të cilat i kanë marr në kundërshtim me ligjin. Përveç kësaj, do të marrin edhe një gjobë shtesë.
Kishte vizituar prindërit e saj, gjobitet një grua
Rasti më i bujshëm sipas gazetës ishte gjobitja e një gruaje çeke. Ajo jeton prej vitesh në Austri dhe prej disa kohësh merr përfitime nga Enti i Punësimit. Gruaja kishte kaluar rregullisht kalimin kufitar në Fratres në Waldviertel dhe kishte qëndruar për disa ditë me prindërit, pa u çregjistruar nga „AMS“. Ajo gjithashtu përdor një makinë të regjistruar në Republikën Çeke pa paguar NOVA (Taksë e regjistrimit). Për shkak se ajo gjithashtu hyri në Austri pa një test të vlefshëm të koronës, autoritetet austriake e kanë vendosur në karantinë, përcjell albinfo.at
“Mashtrimi i përfitimeve nga ndihmat sociale është një sistem i hapur nëpër kufi dhe ne kemi arritur të ndalojmë disa mashtrues të disa vendeve. Falënderimet tona shkojnë për stafin e angazhuar dhe profesional që planifikuan dhe kryen këtë veprim shumë të rëndësishëm. Rezultatet janë të qarta dhe ne do të vazhdojmë edhe në të ardhmen të kryejmë së bashku kontrollet”, citohen në transmetimin e përbashkët ministri i Financave, Gernot Blümel, dhe ministri i Brendshëm, Karl Nehammer.
E-Diaspora
-
Suedi
Aida Birinxhiku vlerësohet ndër figurat më të fuqishme të politikës suedeze Deputetja shqiptare në Parlamentin suedez është renditur nga gazeta Expressen si personi më me ndikim në... -
Dita e gjashtë e “Javës së Kulturës së Kosovës në Berlin” -
Nikol Tuka shkëlqen në koncertin dedikuar Beethoven-it me Orkestrën Simfonike të RTSH-së -
Austria
Liridon Hoti diplomon Master në Filozofi në Vjenë -
7-vjeçari nga Kosova përfundon me sukses programin HarvardX për programim
Jeta në Zvicër
-
Ndryshimet klimatike e kanë bërë valën aktuale të të nxehtit deri në 4 gradë më të nxehtë Ekspertët paralajmërojnë se Evropa po i afrohet kufijve të përshtatjes ndaj temperaturave ekstreme... -
Si të mbroheni nga vala e të nxehtit në Zvicër -
Nisma për transport publik falas në Zvicër -
Bie numri i shpalljeve për banesa me qira në Zvicër -
Gjeneva dhe Bazeli, qytetet më të nxehta të Zvicrës












