Lajme
Austri: Të lejohet hyrja në klube dhe qendra të skijimit vetëm për të vaksinuarit
Ministri austriak i Shëndetësisë, Wolfgang Mückstein, ka paraqitur një propozim për të kufizuar klubet e natës dhe vendet e skijimit vetëm për ata që janë vaksinuar, duke filluar nga tetori, përcjell albinfo.at.
Plani u paraqit nga ministri i Partisë së Gjelbër te partnerët e tij të koalicionit Partia Popullore Austriake në fillim të shtatorit. Aktualisht, Austria ka vendosur një rregull të rreptë për të gjitha baret, palestrat, restorantet dhe zonat e tjera të brendshme, i cili kërkon që njerëzit të vaksinohen, të shërohen nga virusi kohët e fundit ose të testohen negativisht për të hyrë.
Sidoqoftë, kjo është më e rreptë në klubet e natës, ku mund të hyjnë vetëm ata që janë vaksinuar ose që kanë pasur një test negativ PCR së fundmi. Në fakt, kjo është një shtrëngim i mëtejshëm, që do të thotë që njerëzit që kanë dalë negativë nuk do të pranohen më. Kjo do të përfshijë gjithashtu vende më të vogla të përdorura për ahengje pas skijimit dhe restoranteve me hapje të vonshme.
Mückstein tha se ishte e nevojshme për të mbrojtur njerëzit nga virusi.
“Ne kemi nevojë për të mbrojtur të pavaksinuarit. Kjo do të thotë që të pavaksinuarit nuk duhet të lejohen në këto zona me rrezik të lartë. Për mbrojtjen e tyre”, shtoi ai, përcjell tutje albinfo.at.
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Diaspora i siguron VV-së mandatin e 53-të, LDK humb një deputet Me 96.32% të vendvotimeve të procesuara (2,752 nga 2,857), rezultatet e fundit zgjedhore në Kosovë konfirmojnë... -
“She Leads 2026” bëri bashkë bizneset shqiptare nga Zvicra, Kosova dhe Maqedonia e Veriut -
Në Cyrih protestohet për të mbrojtur Zvërnecin në Shqipëri -
Greqi
Ky shtet evropian godet rrjetin e vjedhjes së makinave, 11 shqiptarë përfundojnë në pranga -
Votat e mërgatës nxjerrin në pah favoritët dhe më pak të votuarit e partive
Jeta në Zvicër
-
SBB tregon në aplikacion trenat pa klimë gjatë verës Gjatë muajve të verës, aplikacioni dhe faqja zyrtare e hekurudhave federale zvicerane SBB tregojnë se cilët... -
Zvicër: Debat për heqjen e lehtësimit tatimor për hotelet -
Marrëveshja SHBA-Iran do të nënshkruhet në resortin luksoz zviceran -
Pas Bazelit, edhe Cyrihu po shqyrton zbritjen e tatimeve direkt nga paga -
Valë e të nxehtit po afrohet drejt Zvicrës, temperaturat mund të arrijnë deri në 38°C












