Lajme
“Strabag” ua sjell ujin fshatrave të Ferizajt
Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë
Kryetari i Komunës së Ferizajt Muharrem Svarqa dhe përfaqësues të kompanisë austriake për teknologjinë e ujit “Strabag AG” nga Vjena, nënshkruan sot kontratën për zbatimin e ndërtimit të skemës për furnizim me ujë në Ferizaj. Ky projekt, sipas kryetarit Svarqa, është njërin nga më të mëdhenjtë që do të jetësohet në komunën e Ferizajt gjatë viteve të fundit.
“Projekti në vlerë mbi 5 milionë euro, përmban ndërtimin e një fabrike për përpunimin e ujit ndërmjet fshatrave Bibaj dhe Talinoc i Muhaxherëve, me kapacitet rreth 80 litra për sekondë”, deklaroi ai.
Po ashtu projekti parashikon shpimin e pesë burimeve të ujit, vendosjen e tubacionit deri tek rezervuari, si dhe ndërtimin e rrjetit të ujësjellësit për fshatrat Sojevë, Dardani, Zllatar, fshatrat përreth tyre dhe një pjesë të qytetit të Ferizajt.
Kontrata, siç u tha, hyn në fuqi pasi të jetë ratifikuar nga Kuvendi i Kosovës dhe banka austriake, ndërsa do të zbatohet brenda dy vitesh nga dita e ratifikimit.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Në Cyrih mbahet turneu i nxënësve të shkollave shqipe LAPSH për kantonin Cyrih organizoi turnirin me nxënës të shkollave shqipe, i cili u zhvillua më...
-
Një mbrëmje plot risi dhe frymëzim
-
Komuniteti shqiptar në Itali merr pjesë në “Festën e Popujve” në Bari
-
Albian Hajdari mund të jetë befasia e Zvicrës në Evropian
-
Shqiptari në Angli fsheh drogë në çorape, dënohet me tre vjet burgim
Jeta në Zvicër
-
Çfarë do të thotë mbyllja e zyrave postare zvicerane për banorët përreth Zvicrës? Shërbimi postar i Zvicrës njihet si i besueshëm dhe efikas. Por a mund të shkurtojë mbyllja...
-
Zvicra sot, përmbledhje e lajmeve më të fundit
-
Valais: Persona të panjohur prishin kamerën e shpejtësisë në vlerë prej 300 mijë frangash
-
Çmimet e qirave në Zvicër: Norma e referencës së interesit mbetet e pandryshuar në 1.75 për qind
-
A mund të shmangni kostot e larta të mjekimit në Zvicër duke marrë barna jashtë vendit?