Bota
Austria do të vazhdojë pa afat kontrollet në kufi
Duke nisur nga maji, Austria do të shtyjë pa afat rregulloren për kontrollet në kufi. Siç dihet, në kulmin e krizës së refugjatëve në vitin 2015 në zonën Shengen u rivendosën përkohësisht kontrollet kufitare.
“Për aq kohë sa kufijtë e jashtëm nuk mund të mbrohen si duhet, ne do të vazhdojmë të marrim masa në nivel kombëtar”, i tha ministri i Brendshëm austriak Wolfgang Sobotka i partisë konservatore ÖVP, gazetës gjermane “Die Welt”. “Në frymën e rendit publik dhe të sigurisë së brendshme unë thjesht duhet ta di se kush hyn në vendin tonë.”, transmeton deutsche welle. Ministri u shpreh optimist, që Brukseli do të japë miratimin e nevojshëm. Ai nisur nga stadi aktual parashikon, që Komisioni Europian do të rekomandojë shtyrjen e afatit të kontrolleve kufitare.
«Die Welt» shkruan se javën e ardhshme Komisioni do të komunikojë vendimin për shtyrjen sërish të afatit të kontrolleve në kufi në kuadër të nenit 29 të Kodeksit Kufitar të Shengenit.
Në fillim të shkurtit Këshilli i Ministrave të BE-së, pas një rekomandimi përkatës të Komisionit Europian, i lejoi Gjermanisë dhe katër vendeve të tjera anëtare të BE-së, që të rivendosin kontrollet kufitare për tre muaj deri në mes të majit. Por këto shtete duhet të bien në ujdi me vendet e tyre fqinjë në mënyrë që kontrollet të jenë të kufizuara brenda një mase të nevojshme.
Faktikisht në zonën Shengen mbizotëron liria e lëvizjes dhe rregullat përjashtimore mund të vendosen vetëm për një afat të kufizuar. Gjermania, Austria, Danimarka, Suedia dhe Norvegjia ndërkohë që pas krizës së refugjatëve në vitin 2015 kontrollojnë sërish, se kush hyn në vend.
Të tjera nga Bota
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss Tiani pesëvjeçar bashkë me familjen e tij ishin përfshirë në një aksident në lumin Reuss të... -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss -
Escholzmatt, Lucern: Një grua gjendet e vdekur, i dyshuari është plagosur rëndë -
Fillon fushata e mbledhjes së nënshkrimeve për transport publik falas












