Kosova
Austria e konsideron të paqëndrueshme situatën në Kosovë
Situata e sigurisë në Kosovë po cilësohet e paqëndrueshme nga shteti austriak. Ministrja e Mbrojtjes e Austrisë, Klaudia Tanner, gjatë ditës së djeshme ka folur së bashku me shefin e Shtabit të Përgjithshëm, Rudolf Striedinger, përmes video-konferencës me komandantët në misionet e huaja të Forcave të Armatosura Austriake.
Ministrja u informua për situatën aktuale të sigurisë në vendet veç e veç ku shërbejnë ushtarët austriakë si dhe për misionet përkatëse të ushtarëve, bëhet e ditur nga njoftimi i ministrisë.
Në këtë diskutim, ministrja Tanner vlerësoi se situata në Kosovë nuk është e qëndrueshme.
“Javët e fundit në veçanti kanë dëshmuar se situata në Ballkanin Perëndimor në përgjithësi, e në veçanti në Kosovë, nuk është e qëndrueshme. Trazirat e përsëritura ilustrojnë se sa thelbësisht e rëndësishme është prania e organizatave ndërkombëtare dhe kontributi ynë austriak”, tha ministrja Tanner.
Austria aktualisht ka 790 ushtarë të dislokuar jashtë vendit në 14 misione; nga të cilat 25 janë gra. Kontingjentet më të mëdha janë në Kosovë (KFOR, 314 persona), Bosnjë e Hercegovinë (EUFOR, 293 persona) dhe Liban (UNIFIL, 205 persona).
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 Ministrja nga Kosova diskutoi në Zvicër për sfidat gjeopolitike, ndryshimet në rendin global dhe perspektivën evropiane... -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord -
Skandali në klinikën e zemrës në Cyrih, cila është përgjegjësia e drejtorëve të spitaleve? -
Zvicra mes teknologjisë dhe energjisë: rritja e qendrave të të dhënave ndez debat














