Lajme
Austria i prodhon pasaportat biometrikë për Kosovën
Ankesa e kompanisë sllovene CETIS, e eliminuar nga gara për prodhimin e pasaportave elektronike, me gjithë çmimin më të lirë, është hedhur poshtë nga Organi Shqyrtues i Prokurimit. Anëtarët e këtij organi kanë vendosur që Ministria e Punëve të Brendshme të ecë me procedura dhe tenderin 14-milionësh për prodhimin e pasaportave biometrike t’ia japë kompanisë austriake Oesterreichische Staatsdruckerei GmbH.
Hysni Hoxha, kryetar i panelit shqyrtues, ka thënë se ankesa e kompanisë sllovene ka qenë e pabazuar, ndonëse kompania e lartcekur thotë një të vërtetë tjetër duke ofruar dëshmitë.
“Është hedhur poshtë ajo ankesë. Paneli ka vlerësuar se ankesa ka qenë e pabazuar dhe ne u kemi dhënë të drejtë autoriteteve kontraktuese për dhënie të kontratës për aktivitetin e prokurimit për ‘Furnizim me pasaporta elektronike’”, ka thënë Hoxha.
Kompania e eliminuar sllovene CETIS, që ishte më e lirë për rreth 600 mijë euro, ka qenë në garë për prodhimin e pasaportave në Slloveni, ku edhe prodhon pasaporta biometrike për këtë vend të BE-së.
Në garë për prodhimin e pasaportave elektronike ka qenë edhe kompania gjermane “Giesecke & Devrient”, ndaj së cilës mediet gjermane raportojnë se autoritetet e atjeshme janë duke zhvilluar hetime në lidhje me dhënie të ryshfetit.
Por, për Organin Shqyrtues kjo kompani ka qenë e përgjegjshme ndaj kanë vlerësuar se tri nga katër kompanitë konkurruese kanë qenë të përgjegjshme dhe tenderi nuk duhet anuluar në tërësi.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Nuk Je Vetëm – kampanja për shëndetin mendor Ambasada e Kosovës në Berlin në bashkëpunim me Mendje lansojnë kampanjën për shëndetin mendor... -
Diaspora shqiptare në Rumani, urë mes historisë dhe së ardhmes së Shqipërisë -
Shkon në 131 mijë numri i aplikimeve nga diaspora për votim në zgjedhjet e 7 qershorit -
Piktori shqiptar Haxhi Fejzullahu hap ekspozitën “Dheu nuk njeh kufi” në Austri -
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë
Jeta në Zvicër
-
Valë e re largimesh nga puna në Zvicër Gjiganti japonez Takeda do të shkurtojë 280 vende pune në selinë evropiane pranë Cyrihut. Kompania farmaceutike... -
Zvicër: Qeveria federale synon të kufizojë reklamimin e ushqimeve të pashëndetshme për fëmijët -
Mbrëmja kulturore “Vallja na Bashkon” në Gjenevë: një festë e identitetit shqiptar në diasporë -
Punëdhënësit në Zvicër po përfitojnë nga puna e pjesshme e pavullnetshme -
Trafik i ngarkuar në portalin jugor të Gotthard-it












