Bota
Austria ka nevojë për mjekë, austriakët ikin jashtë vendit
Oda e Mjekëve të Austrisë ka prezantuar të dhënat sipas të cilave aktualisht janë të lira 300 vende pune për mjekët
Oda e Mjekëve të Austrisë ka paralajmëruar deficitin e mjekëve nëpër spitale dhe parashikon se situata në Austri do të përkeqësohet nëse nuk bëhet diçka në këtë drejtim.
Harald Meyer, kreu i organizatës, i cili përfaqëson punonjësit mjekësorë vuri në dukje plakjen e mjekëve nëpër spitale, që tregon se 25 për qind e tyre në dhjetë vitet e ardhshme do të dalin në pension, dhe kjo është një “humbje” e 6.400 infermierëve, përcjell albinfo.ch lajmin e medieve uastriake.
Oda e Mjekëve të Austrisë ka prezantuar të dhënat sipas të cilave aktualisht janë të lira 300 vende pune për mjekët.
Për shumë mjekë të rinj kushtet e punës nuk janë atraktive dhe nuk ka modele fleksibile. Është problematike koha e punës, për shkak se është shumë e vështirë që të përshtatet karrierra duke punuar në spitale me familjen dhe fëmijët.
Të dhënat tregojnë se që nga viti 2003 kanë ikur jashtë vendit një total prej 7.000 mjekëve.
Statistikat tregojnë se 1.500 njerëz në vit janë pranuar për të studiuar mjekësi, por vetëm 1.300 janë duke përfunduar studimet e tyre, ndërsa vetëm 900 mbesin në Austri.
Mayer kërkoi reduktimin e burokracisë në punën mjekësore. Mjekët austriakë shpenzojnë në spitale 40 për qind të kohës së tyre në administratë dhe dokumente.
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën