Lajme
Austria nga 1 nëntori do të kërkojë certifikatën e vaksinimit
Kaq janë dënimet për ata që s’i kanë
Mësohet se nga data 1 nëntor shumica e punonjësve në Austri do të duhet të dëshmojnë se janë vaksinuar, janë testuar dhe kanë rezultuar negativ për virusin ose se janë shëruar nga COVID-19, përcjell albinfo.ch.
Autoritetet shëndetësore do të kontrollojnë në vend nëse punonjësit respektojnë rregullat.
Nëse nuk tregon vërtetim, punonjësi mund të gjobitet me 500 euro, ndërsa punëdhënësi me 3600 euro, tha ministri i Punës, Martin Kocher.
Përjashtim bëjnë punëtorët që nuk vijnë në kontakt të rregullt me njerëz të tjerë, siç janë shoferët e kamionëve.
Pasi mesatarja shtatëditore ishte nën 150 të infektuar për javë, ajo është rritur ditët e fundit dhe kohët e fundit arriti në 183 të infektuar.
Gati 62 për qind e popullsisë së përgjithshme është vaksinuar plotësisht.
E-Diaspora
-
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër Albin Kurti tha se takimi ishte i ngrohtë dhe i afërt me studentë shqiptarë nga të... -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih -
Video
Kurti mban tubim në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
Ish-bankieri zviceran përballet me akuza për evazion fiskal prej 1 milion CHF Pierin Vincenz, ish-drejtori ekzekutiv i grupit bankar zviceran Raiffeisen, duhet të paguajë një gjobë prej gati... -
Rriten kostot e riparimit të tunelit hekurudhor Gotthard -
Një oficer policie u lëndua gjatë trazirave në Cyrih -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Shumica e nxënësve të shkollave fillore zvicerane kanë rezultate të mira













