Lajme
Austria po konsideron masa më të rrepta bllokimi pas infeksioneve në rritje
Austria u ka bërë thirrje qytetarëve që një bllokim mund të ndodhë, nëse numri i rasteve vazhdon të rritet.
Media austriake i ka etiketuar shtatë ditët e ardhshme si ‘javë vendimtare’, përcjell albinfo.ch.
Pak më pak se një javë nga implementimi i një mbylljeje në gjithë vendin, koronavirusi vazhdon të përhapet në gjithë Austrinë.
Të mërkurën numri i infeksioneve ditore ishte më shumë se 6,000 për herë të parë dhe më shumë se 7,000 të enjten. Të shtunën numri i rasteve të reja kaloi 8,000 për herë të parë. Spitalet po ndiejnë tendosjen, me një rritje prej 58 për qind të shtrimeve të reja në spital gjatë javës së kaluar.
Tani janë 459 persona në kujdes intensiv në Austri, me 80 pranime të reja që vijnë gjatë fundjavës.
Ministri i Shëndetësisë, Rudolf Anschober, tha: “Ditët në vijim do të jenë ditët e marrjes së një vendimi. Nëse bllokimi i pjesshëm nuk i ‘relakson’ rritjet (në raste), atëherë do të duhet të forcojmë bllokimin e pjesshëm”.
Të dielën, Anschober u bëri apel popullatës që të zvogëlojnë kontaktin me njerëzit, të mbajnë maska, të mbajnë një metër distancë dhe të përdorin Aplikacionin Stop Corona, shkruan thelocal.at, përcjell albinfo.ch.
E-Diaspora
-
Program përkujtimor kushtuar Masakrës së Reçakut Aktiviteti synon ruajtjen e kujtesës kolektive, nderimin e viktimave dhe përcjelljen e së vërtetës historike... -
Abdixhiku: Diaspora nuk i prish balancat demokratike në Kosovë, ajo i pasqyron ato -
PSHDK mohon legjitimitetin e degës së pretenduar në Vjenë -
Abdixhiku i drejtohet mërgatës: “Më 28 dhjetor, ejani dhe shpëtojeni Kosovën” -
“Netzwerk Dua”, inteligjenca që mbron pronën tënde në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Linjat telefonike pediatrike në kantone për të shmangur mbipopullimin e urgjencave Viruse që qarkullojnë gjerësisht dhe zyrat e mjekëve të mbyllura gjatë pushimeve shpesh sjellin pritje të... -
Diskutohet roli i shtëpive të pleqve në asistimin e vdekjes në Lucern -
Orari i ri i SBB-së ka hyrë në fuqi sot me ndryshime të mëdha -
Mediumi zviceran shkruan për vizitën e Kurtit në Zvicër para zgjedhjeve të parakohshme -
Policia e Bernës në kërkim të një personi të rrezikshëm, situata në Reconvilier është qetësuar










