Lajme
Austria shënon ulje të infektimeve gjatë 24 orëve të fundit
Pas kufizimeve, Austria ka ulje të konsiderueshme të infektimesh gjatë 24 orëve të fundit.
Të mërkurën numri i pacientëve të infektuar me Covid 19 në Austri ka shënuar rënie të konsidrueshme, gati 50% në raport me një javë më parë, transmeton albinfo.ch.
Për herë të parë që disa muaj, numri i të infektuarve ka rënë me Sars-Cov-2.
Autoritetet shëndetësore të këtij shteti në raportin e tyre 24-orësh treguan se sot ka pasur vetëm 3,972 raste infektimesh.
Deri më tash ka pasur gjithsej 289,461 persona që kanë rezultuar pozitivë me koronavirus, raportojnë mediat austriake, transmeton albinfo.ch.
Në krahasim me bashkitë e tjera të Austrisë, ditëve të fundit ka pasur një rënie të theksuar të të infektuarve edhe në Vjenë.
Ditë më parë Austria ka pasur deri në mbi 9 mijë raste me Covid dhe sot ky numër tregon se masat e ndërmarra nga ky shtet kanë dhënë rezultate. /Albinfo.ch
E-Diaspora
-
Shkëlqimi shqiptar dhe eleganca e kohëve të shkuara në ekspozitën e Kristian Zefit Në këtë ekspozitë, në Rothrist (Aargau) do të paraqiten instrumenta tradicionale, artefakte etnografike dhe kostume të...
-
SH.K.A “Dardania” përfaqëson Shqipërinë e Kosovën në Festivalin në Winterthur
-
Adoleshenti kosovar, i dyshuar për ISIS, e quan veten “Bombarduesi”
-
Nju-Jork: Artisti Petrit Halilaj, në majë të Muzeut Metropolitan
-
Marigona Qerkezi do të debutojë në teatrin e St.Gallenit