Lajme

Austria zhbllokohet përsëri: Këtu gjeni të gjitha rregullat e hapjes

Lajmi i shumëpritur erdhi: Austria zhbllokohet përsëri. Më 19 maj do të hapen thuajse të gjithë sektorët e ekonomisë. Albinfo.at sjell detajet

Për muaj të tërë e kemi pritur këtë lajm. Koha e bllokimit në Austri do të mbarojë. Por, do të ketë masa të rrepta të sigurisë. Në një konferencë shtypi, kancelari austriak Sebastian Kurz, Zëvendëskancelari Werner Kogler, Ministrja e Turizmit Elisabeth Köstinger dhe Ministri i ri i Shëndetësisë Wolfgang Mückstein njoftuan për  lehtësimin e masave dhe rihapjen e të gjithë sektorëve të ekonomisë, shkruan heute.at.

Po sjellim të gjitha detajet e përmbledhura

1 Gastronomia

Nga 19 maj mund të shijojmë përsëri dhe ulur në tavoline një  “Schnitzerl”, “Spritzer” apo “Krügerl Bier”. Do të hapen të gjitha kafenetë, pub-et, restorantet, hotelet si jashtë në terracë ashtu edhe brenda.  Në tarracën e kafeneve/restorantëve mund të ulën deri në dhjetë persona në një tavolinë ndërsa brenda, në secilën tryezë maksimum katër persona. Duhet të sigurohet një distancë sigurie prej dy metrash (e matur nga qendra e trupit) midis tavolinave që nuk i përkasin njëra tjetrës. Lokalet lejohet të punojnë deri në orën 22.00. Nga pronarët e lokaleve të gastronomisë janë planifikuar koncepte të rrepta të sigurisë. Hyrja do të lejohet vetëm për ata persona që paraqesin dokument të testimit, vaksinimit apo që janë të shëruar. Maska FFP2 duhet mbajtur kudo që lëvizni, përveç në hapësirën e caktuar, pra në tavolinën tuaj.

Turizmi dhe pushimet jashtë vendit

Hotelet dhe banjot termale lejohen gjithashtu. Po ashtu lehtësime priten edhe për të gjithë banorët austriakë që dëshirojnë të udhëtojnë jashtë vendit apo duan të shijojnë rrezet e diellit, si në Itali për shembull.

Kufizimet e udhëtimit me ato vende që kanë nën kontroll koronavirusin do të bien. “Pasaporta e gjelbër” do të luajë një rol thelbësor kur të udhëtoni. Të lirë do të jenë edhe ata persona që janë të rikuperuar (me antitrupa), ata që janë vaksinuar apo ata që janë testuar. Njerëzit të cilët rezervojnë një qëndrim disa ditor në një hotel jo vetëm që do të kenë nevojë për një test negativ të koronës përpara se të fillojnë një udhëtim, por edhe gjatë pushimeve të tyre.

Eventet kulturore

Eventet kulturore si: opera, teatri dhe ngjarjet tjera kulturore do t’i japin një bukuri javëve të muajt maj.

Ekziston gjithashtu një numër i kufizuar deri në 1.500 persona për eventet që mbahen brenda, dhe që nuk janë në lëvizje. Pra, ata do të ulen në vendin e caktuar deri në mbarimin e eventit, ndërsa në ambiente të jashtme lejohen eventet me deri  3.000 persona. Maskat FFP2 do të jenë një parakusht për këtë në shumicën e zonave. Nëse plani do të këtë sukses, atëherë parashihet që të ketë lehtësira të mëtejshme deri në fillim të korrikut. Kjo më pas do të vlejë për gastronominë e natës dhe ngjarjet më të mëdha, si: dasma ose ahengje në klub ku lëvizjet do të jenë të lejuara.

Shkollat

Ky lajm do të bëjë që qindra mijëra prindër në Austri të marrin frymë lirisht. Shkollimi në shtëpi gjithashtu përfundon në maj. Shkollat ​​do t’i kthehen mësimit të rregullt më 17 maj. Para se nxënësit të hyjnë në klasë, fëmijët duhet të bëjnë një test të koronavirusit.

Sporti

Të gjithë ata që dëshirojnë që trupat e tyre të marrin formën e duhur para se të shkojnë gjatë verës për në plazhe, këtë mund ta bëjnë përsëri. Studiot e fitnesit do të hapen sërish. Edhe këtu, rregullat e distancës dhe detyrimi për maskë, do të zbatohen gjatë rrugës për në dhomën e zhveshjes. Në fillim ekziston (si në vitin e kaluar) një kufizim: 20 metra katrorë hapësirë ​​duhet të jenë në dispozicion për çdo vizitor në palestër; nuk kërkohet maskë gjatë kohës sa ushtroni. Sportet në natyrë – si futbolli – lejohen përsëri. Një rikthim i tifozëve në stadiume është i mundur për raundin e fundit të Bundesligës.

Floktarët

Dyqanet dhe ofruesit e shërbimeve higjenike aktualisht janë të mbyllura vetëm në dy lande të Austrisë, përkatësisht në Vjenë dhe Austrinë e Ulët. Austria e Ulët do të hapet më 3 maj nga bllokimi i plotë, ndërsa Vjena ende nuk ka vendosur. Është e mundshme që të vazhdojë bllokimin deri në vendimin për hapjen e mbarë Austrisë, më 19 maj. Vetëm shkollat në Vjenë do të hapen më 26 prill.