Lajme
Austriakët e pasur kanë humbur 15 miliardë euro për shkak të koronës
Kriza mbi koronavirusin ka goditur rëndë edhe austriakët e pasur, të cilët kanë humbur miliarda euro, shkruan Albinfo Austria.
Austria aktualisht ka 41 miliarderë, dhe efektet e krizës në bursat dhe dividentët po ndikojnë në pasurinë e tyre.
Në krahasimin vjetor, aktivet e tyre u ulën për nëntë për qind, ose 15 miliardë, në 155 miliardë euro.
Sidoqoftë, austriakët më të pasur nuk kanë pse të shqetësohen.
Lista e këtij viti e 100 austriakëve më të pasur kryesohet nga familjet “Porsche” dhe PIH, pasuritë e të cilave vlerësohen në 34.8 miliardë euro.
Në krahasim me vitin e kaluar, ata humbën 2.2 miliardë euro.
Themeluesi i Red Bull është menjëherë pas tyre me fonde prej 14.7 miliardë eurosh, dhe ai pësoi një humbje prej rreth një miliard eurosh.
Të gjithë ata midis 100 austriakëve më të pasur kanë pësuar humbje të ngjashme.
E-Diaspora
-
Pse emigrantët po i kthejnë shpinën Gjermanisë Gjermania po arrin gjithnjë e më shumë të tërheqë punëtorë të kualifikuar nga jashtë, por sfida... -
Thirrje për të rinjtë e diasporës shqiptare dhe Ballkanit: Bashkohuni në Bootcamp-in “Building DiverCity” në Itali! -
Denoncon avokati Koci: Dyshime se një familjeje kosovare iu morën 2000 euro në kufirin Serbi–Kroaci -
Paradoksi i kohës sonë: Arritjet e grave rriten, por edhe dhuna në familje -
Gazeta zvicerane NZZ am Sonntag shkruan për GP Aviation dhe për borxhet e pashlyera
Jeta në Zvicër
-
Debat në Zvicër: A po bëhen fëmijët një rrezik financiar për familjet? Tema u ndez pas publikimit të një interviste me ekspertin e mjekësisë riprodhuese Samir Hamamah, i... -
Spitalet e fëmijëve: Numër rekord i fëmijëve të abuzuar gjatë trajtimit -
Rënie e lehtë e papunësisë në Zvicër -
Zvicra ka më pak viktima nga të nxehtit se vendet fqinje – por për sa kohë? -
Bllokimet në autostradat zvicerane u rritën ndjeshëm në vitin 2025












