Autotech
Autobus pa shoferë, në Lojërat Olimpike të Tokios
Vizitorët që do të vërshojnë në aeroportin Haneda të Japonisë për Lojërat Olimpike të Tokios në vitin 2020 mund ta gjejnë veten duke u transportuar drejt avionëve me autobusët pa shoferë.
Këto mjete po testohen aktualisht përmes një eksperimenti 10-ditor që ka bashkuar 6 firma të rëndësishme vendase, përfshirë kompaninë kombëtare ajrore të fluturimeve, ANA. Në fillim, po shihet ecuria e një prototipi minibusi që ecën vetë.
Testimi po kryhet përmes një të ashtuquajturi “shofer sigurie”: drejtuesi i mjetit ka veshur doreza të bardha dhe rri me duart mbi timon, gati për ta marrë drejtimin në çdo moment që sheh se diçka nuk shkon. Nëse autobusi ecën pa probleme, shoferi nuk do të ndërhyjë deri në fund të udhëtimit, duke lënë robotin të zgjedhë rrugën vetë.
Drejtuesi i projektit, Tadakatsu Yamaguchi, thotë: “Shpresoj të arrijmë të ofrojmë autobusë autonomë për Lojërat Olimpike të Tokios vitin e ardhshëm. Po punojmë intensivisht për këtë”, theksoi ai, transmeton “TCH”.
Këto mjete do të mbajnë maksimumi 10 vetë dhe duke përdorur sistemin GPS e shënuesit magnetikë në tokë, do të përshkojnë rrugën që lidh dy terminale me një shpejtësi, e cila shkon maksimumi në 30 km/h, përcjell albinfo.ch.
Nuk është sqaruar ndërkohë sa kushton i gjithë sistemi apo sa njerëz mund të transportohen në total me këta lloj autobusësh.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Suedi
Aulon Nura, sukses i diasporës kosovare në inxhinierinë hapësinore I riu nga Suedia në industrinë hapësinore evropiane... -
Lejla kërkon drejtësi për gjyshin: Dënimi i shkaktarit të vdekjes së tij, tepër i butë -
Samiti IV i Diasporës Shqiptare – Diaspora rikthehet në shtëpi! -
Arrestohet kosovari, ka sulmuar një hebre në Cyrih -
Jehona Kicaj fiton Çmimin letrar të Shtëpisë Buddenbrook 2024/2025
Jeta në Zvicër
-
Perspektiva më të mira punësimi priten në Zvicër në tremujorin e parë të vitit 2026 Sinjale pozitive për punësimin në Zvicër... -
Sistemi kombëtar i alarmit testohet sot në të gjithë Zvicrën -
Më shumë zviceranë jashtë vendit duan të votojnë në kantonin Aargau -
Ndërpritet linja hekurudhore Bern–Thun, udhëtarëve u tregohen alternativa -
Komuna e Crans-Montana ndan 1 milion franga për viktimat e tragjedisë











