Fotolajmi
Autobusi përplaset me një maune, humbin jetën 18 turistë në Gjermani
Në orët e para të mëngjesit të së hënës një autobus u përplas me një kamion me rimorkio në zonën e Frankonisë së Sipërme në landin bavarez në Gjermani
31 të plagosur dhe 18 viktima është bilanci i një aksidenti tragjik, ku një autobus u përplas me një maune me rimorkio në Bavari, njoftojnë mediat gjermane, përcjell albinfo.ch
Zëdhënësi i Qeverisë së Gjermansië, Steffen Seibert, ka deklauar të hënën, se një numër njerëzish kanë humbur jetën në aksidentin e Bavarisë.
“Për fat të keq një numër njerëzish – grup udhëtarësh nga Saksonia (landi gjermano-lindor) humbën jetën në autobusin që u dogj”, tha Seibert në konferencën e shtypit të qeverisë, raporton dw. Sipas zëdhënësit, Seibert, kancelarja Merkel shpreh “tronditjen e saj të thellë” për aksidentin tragjik.
Edhe policia konfimoi se ka disa viktima, por nuk dha numër të saktë. Hetuesit flasin zyrtarisht për 18 viktima.
Në orët e para të mëngjesit të së hënës një autobus u përplas me një kamion me rimorkio në zonën e Frankonisë së Sipërme në landin bavarez në Gjermani.
“Nuk mund të përjashtojmë që të 18 vetët që mungojnë nuk ia kanë dalë të largohen nga autobusi”, u shpreh një zëdhënëse e policisë. Autobusi u dogj tërësisht pas aksidentit.
Ende nuk dihet qartë, se ku ndodhen 18 persona, tha zëdhënësja e policisë. Në autobus udhëtonin 48 vetë. 31 prej tyre janë plagosur. Policia përpiqet të zbardhë në vendin e ngjarjes, se ku ndodhen pasagjerët e tjerë. Aksidenti ndodhi në autostradën A9 në Mynchberg. Grupi i udhëtarëve vinte nga Saksonia.
E-Diaspora
-
Një ditë e bukur plot gëzim dhe kujtime të paharrueshme ...një shëtitje me karakter shkollor të nxënësve të disa shkollave shqipe dëshmoi edhe njëherë se organizimet... -
Ilirët sjellin shpirtin shqiptar në Festën e Ngjyrave në Aigle -
Dy motrat shqiptare që humbën jetën në aksident ishin nga Zvicra – flet babai i tyre -
Kthehet nga Gjermania, mërgimtari përballet me vjedhje në shtëpinë e tij -
Manifestim kulturor shqiptar në Bavari, nderohet figura e komandantit Bekim Berisha – “Abeja”
Jeta në Zvicër
-
Ku qiramarrësit kursejnë pjesën më të madhe të pagave të tyre Qytetet zvicerane gjithashtu dallohen në renditje si vende të favorshme për të marrë banesë me qira... -
Tirana, kryeqyteti i dytë më i shtrenjtë në Evropë -
Gjendet kufoma e vogëlushit shqiptar të zhdukur në lumin Reuss -
Pasojat e të nxehtit në Zvicër -
Vullnetarë të shumtë po ndihmojnë në kërkimin e 5 vjeçarit shqiptar, në lumin Reuss












