Lajme
Autoritetet zvicerane: Kush shkon në Itali, rrezikon të futet në karantinë
Të huajt në Itali gjithashtu mund të vendosen në karantinë ose të dënohen me gjoba
Zvicra ruan vazhdon të mbajë kufizimet e hyrjes në kufirin me Italinë, ashtu siç kanë qenë që nga muaji mars, me hyrjen në fuqi të tyre. Ky regjim do të vazhdojë deri në njoftimin e mëtejshëm, shkruan srf.ch.
Në një konferencë për media në Bellinzona, delegati i kantonit të Ticinos për marrëdhëniet e jashtme ka rekomanduar të mos udhëtohet drejt vendit fqinj jugor, transmeton albinfo.ch. Ky rekomandim ishte i nevojshëm kur kemi parasysh faktin se Italia ka vendosur hapjen e njëanshme të kufijve, për nesër, më 3 qershor
Francesco Quattrini ka folur para mediave për “hapjen asimetrike” të kufijve nga ana e Italisë. Megjithatë, ndaj zviceranëve që do të udhëtojnë drejt Italisë mund të vendosen sanksione.
Quattrini ka shpjeguar më tutje se kushdo që nuk zbaton masat e vendosura në Itali, mund të gjobitet. Për shembull, në Lombardi zbatohet një maskë e detyrueshme, përcjell albinfo.ch. Të gjithë duhet ta respektojnë këtë – përfshirë turistët e huaj.
Të huajt në Itali gjithashtu mund të vendosen në karantinë. Quattrini nuk ka vënë në dukje se ku do të mbahen në karantinë dhe sa mund të zgjasë qëndrimi, përcjell albinfo.ch. Ai ka thënë se “autoritetet italiane duhet ta përcaktojnë atë”.
Presidenti i qeverisë së Kantonit të Tiçinos, Norman Gobbi gjithashtu ka këshilluar që të mos udhëtohet në vendin fqinj jugor, edhe pse udhëtimi nuk është i ndaluar ligjërisht.
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme -
Në Zvicër çdo ditë rritet numri i milionerëve -
Qytetet më mikpritëse në Evropë për emigrantët, Cyrihu në vendin e parë















