Bota

Azilkërkuesi, fajtor për vrasjen e vajzës në Gjermani

Një azilkërkues irakian është dënuar me burgim të përjetshëm në Gjermani për dhunimin dhe vrasjen e një vajze 14-vjeçare.
Ali Bashar, 22-vjeçar, pranoi fajin për vrasjen e Susanna Feldmanit në majin e vitit 2018, por deklaroi se nuk kishte dashur të ndodhte ngjarja, transmeton albinfo.ch.
Trupi i vajzës u gjet dy javë më vonë, pasi vrasësi ishte kthyer në Irak.
Vrasja ngjalli reagime të mëdha në Gjermani që e shtyn Angela Merkelin të bënte thirrje për deportim më të shpejtë të azilkërkuesve që u refuzohet qëndrimi.
Bashar u dënua të mërkurën në kushte të një siguri të lartë në gjykatën e qytetit Wiesbaden.
E nëna e vajzës deklaroi se e ardhmja e saj ishte zhdukur në momentin e vrasjes së saj.