Kultura
“Babai” merr çmimin kryesor në Festivalin “Crossing Europe”
Ajo që i ka bërë përshtypje të veçantë jurisë ka qenë “tematizimi i marrëdhënies komplekse baba-djalë në kohët e zhvillimeve dramatike, marrëdhënie që përshkruhet me ndjenjë por pa rrëshqitur në sentimentalizëm
Edhe një sukses për filmin “Babai” me regji të Visar Morinës. Kjo dramë refugjatësh dhe tragjikomedia gjermane “Baden Baden” janë fituese të çmimit kryesor të Festivalit të Filmit “Crossing Europe” që mbahet në Linz, Austri, shkruan salzburg.com. Të dy filmat e ndajnë shumën prej 10 mijë eurosh që e ka ky çmim.
Filmi “Babai” që është një produksion gjerman-kosovar-maqedonas-francez është debutim i regjisorit të ri nga Kosova, Visar Morina, transmeton albinfo.ch. Ai rrëfen tregimin e një djali 10 vjeçar nga Kosova, babai i të cilit e shfrytëzon qëndrimin e të birit në spital për të ikur në Gjermani. Pasi që shërohet, djaloshi i vihet në ndjekje babait deri sa, pas shumë peripecive, e takon atë në Gjermani.
Ajo që i ka bërë përshtypje të veçantë jurisë ka qenë “tematizimi i marrëdhënies komplekse baba-djalë në kohët e zhvillimeve dramatike, marrëdhënie që përshkruhet me ndjenjë por pa rrëshqitur në sentimentalizëm, përcjell albinfo.ch mediat austriake..
E-Diaspora
-
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” Në Berlin u mbajt eventi që bashkoi startup-et shqiptare dhe diasporën... -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër -
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano
Jeta në Zvicër
-
Më shumë se 18,000 pika publike karikimi për makina elektrike në Zvicër Mijëra stacione karikimi për makina elektrike të aksesueshme publikisht mund të gjenden në të gjithë Zvicrën.... -
Dy të lënduar pas një zjarri të madh në një banesë në Cyrih -
Gjiganti amerikan farmaceutik MSD zhvendos 750 punonjës në selinë e re në Lucern -
Zvicra, ndër të parat në botë me teknologjinë e anijeve elektrike “fluturuese” -
Kolona në tunelin e Gotthardit arrin deri në 16 kilometra












