E-Diaspora
Babai para gjyqit, për tentimvrasje të vajzës dhe të dashurit të saj
Kryesi i kësaj vepre është një shqiptar nga Kosova, i cili dëshiroi që të ndëshkojë vajzën e tij për shkak të jetës imorale sipas tij dhe shkeljes së nderit të familjes
Një person kishte qëlluar vajzën e tij dhe të dashurin e saj, dhe ata me shumë fat kanë arritur të mbijetojnë. Tashmë ai duhet të dalë para gjyqit për tentime vrasje, shkruan ‘swr.de’.
Sipas prokurorit publik, vajza ishte ulur në një makinë në Kornwestheim, në rrethin e Ludwigsburg, kur babai i saj kishte hapur derën dhe e kishte qëlluar nga afër me plumb të revoles në fytyrë, përcjell albinfo.ch.
Plumbi i kishte kaluar nëpër faqe, por vajza kishte arritur të ikte kurse i dashuri i saj 28 vjeçar, edhe pse i qëlluar, ia kishte dalë ta mundte sulmuesin dhe të shpëtonte. Më pas babai i vajzës ka shkuar në polici dhe ka pranuar krimin, kurse në gjykatë ka thënë se ka bartur armë për vetëmbrojtje.
Kryesi i kësaj vepre është një shqiptar nga Kosova, i cili dëshiroi që të ndëshkojë vajzën e tij për shkak të jetës imorale sipas tij dhe shkeljes së nderit të familjes.
Në ditën e parë të gjykimit, ai dhe i dashuri i saj u paraqitën, së bashku me të akuzuarin. Pesë seanca gjyqësore janë parashikuar të mbahen me 15 dëshmitarë, si dhe një psikolog dhe një ekspert ligjor.
E-Diaspora
-
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë Paralelisht me zgjerimin e flotës, Chair Airlines po zgjeron edhe rrjetin e saj të destinacioneve. Që... -
Gjermani
Talenti shqiptar nga Presheva që po shkëlqen në boksin gjerman -
Arijoni promovohet në ekipin e parë të Bayern Munichut -
Dua Lipa përzgjedh librin “Free” të Lea Ypit për klubin e saj të leximit -
Vetëm 11 vjeç, Leonis Elezaj nënshkruan kontratë me Nike
Jeta në Zvicër
-
Zvicër
Zvicra miraton subvencione të reja për kujdesin e fëmijëve, deri në 500 franga në muaj Prindërit në Zvicër do të përfitojnë deri në 500 franga në muaj për kujdesin e fëmijëve... -
Chair Airlines zgjeron flotën me avionin e pestë -
Gjeneva ndalon ndezjen e zjarreve në pyje -
Pakënaqësi në Zvicër për tarifat e reja të fizioterapisë: Krijohet shoqata e re në shenjë proteste -
Aeroporti i Gjenevës përgatitet për një verë rekord: Priten mbi 3.5 milionë pasagjerë











