Lajme
“Babai shpirtëror” i AI paralajmëron: Rreziku i zhdukjes së njerëzimit është real
Geoffrey Hinton, pionier i inteligjencës artificiale dhe fitues i Çmimit Nobel, ka ngritur sërish shqetësimin për pasojat e zhvillimit të pakontrolluar të AI. Në një konferencë në Las Vegas, ai tha se ekziston 10%-20% mundësi që teknologjia të çojë në zhdukjen e njerëzimit.
Sipas tij, përpjekjet për ta mbajtur AI “nën kontroll” nuk do të funksionojnë, pasi sistemet do të bëhen më inteligjente se njerëzit dhe do të anashkalojnë kufizimet. Si alternativë, Hinton sugjeron që modelet të programohen me “instinkte mbrojtëse” dhe ndjeshmëri ndaj njerëzve një lloj lidhjeje emocionale që do t’i pengonte t’i dëmtonin ata.
Ai paralajmëroi se raste të sjelljeve manipuluese nga AI tashmë po shfaqen dhe pritet të shtohen, ndërsa superinteligjenca (AGI) mund të arrihet brenda 5-20 vjetësh, shumë më herët se parashikimet e mëparshme. Megjithatë, Hinton mbetet optimist për përdorimet pozitive të AI në mjekësi, veçanërisht në luftën kundër kancerit, por e sheh si të rrezikshme idenë e pavdekësisë teknologjike.
E-Diaspora
-
Diaspora Meeting rikthehet me edicionin e nëntë në Kosovë Adhuruesit e automobilizmit dhe drifting-ut do të mblidhen më 26 korrik në Terminalin Doganor Devolli, ku... -
Magazina albinfo.ch vjen me numrin special, Vera `26 -
Yll Gashi vazhdon aventurën me Bayern Munichun, rinovon kontratën deri në vitin 2028 -
“Helvetia Gold”: Modeli shqiptar i suksesit në zemër të Cyrihut -
Amerikë
Desarta Rapushaj përfundon me sukses programin prestigjioz Fulbright në “Michigan State University”
Jeta në Zvicër
-
“Luftë” e fortë në Vancouver, mbyllet pa gola pjesa e parë Zvicër-Kolumbi Ka përfunduar në barazim pa gola (0:0) pjesa e parë e përballjes dramatike mes Zvicrës dhe... -
Masat e jashtëzakonshme nga temperaturat në Zvicër, nga kinematë falas te bllokimi i kantiereve -
Zvicra me dyshen shqiptare Xhaka-Jashari nga minuta e parë kundër Kolumbisë! -
Reforma e BE-së për të papunët mund t’i kushtojë Zvicrës qindra miliona franga -
Rrezikohen orët e edukatës fizike












