Lajme
BAG raporton 1884 infeksione të reja dhe 57 vdekje nga Covid-19
Mesatarja e 7 ditëve tani është 1927 ose 11 për qind më pak se në javën e kaluar. Trendi aktualisht është në rënie
Zyra Federale e Shëndetit Publik ka raportuar 1,884 raste të reja këtë pasdite që kishin rezultuar pozitive në testet e bëra për koronavirusin në 24 orët e fundit.
Mesatarja e 7 ditëve tani është 1927 ose 11 për qind më pak se në javën e kaluar. Trendi aktualisht është në rënie, shkruan srf.ch.
Shkalla mesatare e rezultateve pozitive në 7 ditët e fundit aktualisht është 9.5 për qind, transmeton albinfo.ch. Krahasuar me javën e kaluar, norma pozitive është ulur me 2 pikë përqindje.
Numri i testeve të bëra në një mesatare 7-ditore është 23,351 teste në ditë dhe kështu është rritur me 10 për qind krahasuar me javën e mëparshme.
BAG raporton 57 të vdekur të rinj. Mesatarja 7 ditore është 37 i ndjerë. Kjo është 22 për qind më pak se në javën e kaluar.
Aktualisht BAG raporton 1,660 persona që janë duke u trajtuar në spitale për Covid-19. Kjo është 16 për qind më pak se në javën e kaluar.
Shtretërit e kujdesit intensiv të çertifikuar në spitalet zvicerane janë aktualisht 84.0 përqind të zëna. Ndërsa po u përfshinë edhe shtretërit ad-hoc, niveli i shfrytëzimit është 73.0 për qind.
E-Diaspora
-
Video
Kurti mban tubim në Cyrih Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti është duke mbajtur tubim në Cyrih të Zvicrës... -
Në Berlin mbahet eventi “Albanian Startups Diaspora Roadshow” -
Amerikë
Studenti shqiptar diplomohet në Akademinë prestigjioze të Detarisë së SHBA-së -
Vjosa Osmani dhe Lumir Abdixhiku nesër takim me mërgatën shqiptare në Zvicër -
Zvicër
Ambasada e Kosovës në Bernë me njoftim të rëndësishëm për votimin me postë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Baume-Schneider, kritike për pagat e larta të sigurimeve shëndetësore Ajo i përgjigjet një raporti se pagat më të larta në kompanitë e mëdha të sigurimeve... -
Zvicra, e dhjeta në mesin e vendeve më të lumtura në botë -
Zvicra synon kthime më të shpejta azilkërkuesve të refuzuar -
Fshati Blatten, një vit pas rrëshqitjes së dheut u rihap pjesërisht -
Ku saktësisht mund të bësh blerje në Zvicër të dielën?















