Futboll
Bajrami: Lindur e rritur në Zvicër, por rrënjët e mia janë shqiptare
“Jam lindur dhe rritur në Zvicër, këtu ndihem si në shtëpi. Megjithatë, rrënjët e mia shqiptare do t’i mbaj gjithmonë me krenari”, shprehet Bajrami
Adrian Bajrami është kthyer në qendër të vëmendjes ditët e fundit, pasi ka vendosur të ndërrojë fanellë, duke lënë Shqipërinë për të përfaqësuar Zvicrën.
Mbrojtësi i Luzernit është ftuar nga trajneri Murat Yakin për dy ndeshjet kualifikuese të tetorit drejt Kupës së Botës 2026.
Vetëm tre muaj pas rikthimit në Superligën zvicerane, Bajrami ka marrë një hap madhor në karrierë. “Telefoni im po shpërthen nga urimet e familjes dhe miqve. Ndihem jashtëzakonisht i lumtur”, u shpreh ai për “Blick”.
Futbollisti 22-vjeçar, i lindur në Langenthal, është rritur në akademinë e Young Boys, por që në moshën 16-vjeçare u transferua te Benfica, ku kaloi shtatë vite deri në ekipin e parë. Këtë verë vendosi të rikthehej në vendlindje, duke iu bashkuar Luzernit, transmeton albinfo.ch.
Për shokët e rinj të skuadrës, Bajrami përmend njohjet me Zeki Amdounin dhe Fabian Rieder, ndërsa pret me emocion takimin me kapitenin Granit Xhaka: “E kam admiruar gjithmonë. Është një model për çdo futbollist të ri”.
Pas një aventure të shkurtër me Shqipërinë U-18 dhe tri miqësore, Bajrami shpjegon kthesën: “Jam lindur dhe rritur në Zvicër, këtu ndihem si në shtëpi. Megjithatë, rrënjët e mia shqiptare do t’i mbaj gjithmonë me krenari”.
E-Diaspora
-
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë Pjesëmarrësit deklaruan se ndajnë të njëjtat shqetësime dhe kërkesa me qytetarët që po protestojnë në Shqipëri... -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare
Jeta në Zvicër
-
Kufizimet zvicerane për importin e verës kritikohen ashpër Një plan i qeverisë zvicerane për të mbështetur prodhimin e verës duke kufizuar importet është përballur... -
“Shqipëria nuk shitet” – Mërgata shqiptare proteston në Gjenevë -
Si veprojnë bandat kriminale nigeriane në Zvicër? -
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih












