Lajme
Bajrami ndau mirënjohje për matematikanët e rinj
Bajrami ka uruar nxënësit pjesëmarrës dhe Shoqatën e Matematikantëve të Kosovës për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në Olimpiadë dhe ka vlerësuar lartë rezultatet e treguara të pjesëmarrësve
Ministri në detyrë i Arsimit, Arsim Bajrami, u ndau të mërkurën shpërblime dhe mirënjohje nxënësve fitues dhe pjesëmarrës në Olimpiadën Ndërkombëtare të Matematikës e cila u mbajt në Brazil gjatë këtij muaji.
Bajrami ka uruar nxënësit pjesëmarrës dhe Shoqatën e Matematikantëve të Kosovës për përfaqësimin dinjitoz të Kosovës në Olimpiadë dhe ka vlerësuar lartë rezultatet e treguara të pjesëmarrësve dhe përkushtimin e tyre për tu kthyer me medalje nga kjo garë.
Bajrami theksoi se, pjesëmarrësit e Olimpiadës Ndërkombëtare të Matematikës janë kthyer me rezultate të lakmueshme, duke përfshirë edhe medaljen e bronztë, në mesin e një konkurrence të më shumë se 100 shteteve.
“Ky rezultat tregon që ne kemi nxënës inteligjentë dhe tregon se nuk është e pamundur që të ndërtohet një sistem cilësor i arsimit, në mënyrë që nxënësit tanë të jenë plotësisht të barabartë me nxënësit e botës. Kemi pritur nxënësit dhe MASHT ka ndarë çmime për ta, duke filluar me 1000 euro për fituesin e medaljes së bronztë dhe çmime të tjera”, është shprehur ministri Bajrami.
Ndër të tjera, ministri ka bërë të ditur se MASHT do të ndajë edhe bursa shtetërore për këta nxënës, ndërkaq ka falënderuar Shoqatën e Matematikanëve të Kosovës dhe Institutin ATOM, të cilët kanë punuar me ekipin e nxënësve.
Nxënësi Shend Zhejiqi, nxënës i Gjimnazit Matematikor të Prishtinës, fitues i Medaljes së Bronztë në këtë Olimpiadë u shpërblye me 1000 euro, nxënësit Ardita Berisha dhe Viktor Ahmeti u shpërblyen me nga 500 euro, kurse nxënësit Alban Elezi dhe Flutura Shabani me nga 300 euro. Nxënësit, po ashtu u shpërblyen edhe me nga një gift-card, në vlerë prej 99 euro, me të cilën mund të pajisen me titujt të ndryshëm, në njërën nga libraritë e kryeqytetit.
E-Diaspora
-
Gjuha shqipe forcon integrimin Në kontekstin e diasporës shqiptare në Zvicër dhe më gjerë, gjuha shqipe ka një rëndësi në...
-
Flisni shqip në Zvicër!
-
RTS: “Toka Brenda Meje” e Fisnik Maxville-it trajton traumën e Kosovës
-
Filmi “The Land within”, lufta në Kosovë, e vështruar nga një kënd tjetër
-
Robin Krasniqi fiton me pikë ndaj portugezit Jorge Silva
Jeta në Zvicër
-
Neuchâtel: Një algjerian 29-vjeçar u gjet pa shenja jete, në qeli La Chaux-de-Fonds, Neuchâtel: Trupi i tij i pajetë u gjet nga rojat e burgut rreth orës...
-
Kantonet zvicerane me plane për të punësuar më shumë mësues të huaj
-
Bernë: Merret vendimi për gruan e cila vrau kryetarin e bashkisë së Lauterbrunnen pasi e goditi 58 herë me thikë
-
Pse Zvicra subvencionon tarifat vetëm për disa studentë të huaj?
-
Prodhuesi zviceran i thikave të ushtrisë në përpjekje për të përmbushur kufizimet globale të tehut