CH-Ballkani

Ballkanasit nuk ‘dorëzohen’ duke kërkuar azil

Numri i kërkesave për azil të paraqitur në vendet e BE-së është rritur për 15% gjatë këtij viti në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.

Sipas Zyrës Evropianë për Mbështetje, një nga katër aplikacionet e paraqitura kanë qenë nga Siria, Afganistani dhe Venezuela.

Po ashtu numri i shtetasve turq për viza është rritur me disa shtete të Amerikës Latine në krahasim me vitin e kaluar, transmeton Indeksonline

Ndërsa qytetarët e Serbisë, Maqedonisë Veriore dhe Kosovës prijë në numrin e aplikantëve që kanë aplikuar dy ose më shumë here, përcjell albinfo.ch.

34% e qytetarëve serb që kanë kërkuar vizë, kanë aplikuar dy ose më shumë herë.

Pastaj janë nga Maqedonia Veriore me 31%, ndërsa më pas Kosova me 28%.