Tematike

Ban Ki-Moon në Konferencën mbi sfidat e “Agjendës 2030” në Cyrih

Në Konferencën vjetore të DEZA-s me moton "Agjenda 2039 për zhvillimin e qëndrueshëm" morï pjesë edhe skeretari Gjeneral i OKBsë, Ban Ke-Moon

2300 veta po marrin pjesë në Konferencen Vjetore të DEZA-s (Organizata e Zvicrës për Zhvillim dhe Bashkëpunim) dhe SECO (Sekretariati Shtetëror për Ekonomi) e cila po mbahet në Cyrih. «Agjenda 2030» për Zhvillimin e Qëndrueshëm është motoja nën të cilën po zhvillon kjo konferencë, të cilën me praninë dhe pjesëmarrjen e tij aktive e ka nderuar edhe Sekretari Gjeneral i OKB-së, Ban Ki -Moon.

Ministri i Punëve të Jashtme i Zvicrës Didier Burkhalter ka qenë përfaqësuesi i Qeverisë Federale të Zvicrës në këtë aktivitet dhe ka hapur konferencën me një fjalë gjithëpërfshirëse mbi «Agjendën 2030» dhe rolin e Zvicrës në këtë agjendë.

17 objektivat e “Agjendës”  kanë qenë subjekt i fjalës së sekretarit Gjeneral Ban Ki-Moon në planin global dhe e ministrit Burkhalter, në planin lokal, të Zvicrës.

«Kjo agjendë është ngritur mbi bazën e bashkëpunimit dhe koordinimit në mes të institucioneve shtetërore dhe organizatave joqeveritare, ka thënë Burkhalter, raporton albinfo.ch nga vendi i ngjarjes. Kjo ka pozicionuar edhe Zvicrën në negociatat ndërkombëtare për përcaktimin dhe fillimin e jetësimit të «Agjendës 2030».

Më tutje Burkhalter ka shpalosur gjithë aktivitetin nderkombëtar që ka zhvilluar Zvicra gjatë vitit të kaluar, duke vënë në spikamë punën e madhe që diplomacia e vendit e ka kryer në rolin e ndërmjetësuesit në konfliktet e mëdha botërore. Qendra diplomatike si Gjeneva është bërë vend ku janë zhvilluar bisedime ndërkombëtare me peshë dhe janë realizuar me sukses edhe marrëveshje në mes të palëve në konflikte të ndryshme, ka thënë Burkhalter. Në këtë kontekst ai ka përmendur negociaat e kurorëzuara me sukses në mes të Iranit e Sirisë pastaj ndërmjetësimi i Zvicrës në normalizimin në mes të SHBA-së dhe Iranit etj. Edhe forumi në Davos që po vazhdon të mbahet është një nga këto pika të ndritshe të angazhimit të Zvicrës, ka thënë ai.

Por, duke u kthyer sërish në “Agjendën 2030”, Burkhalter ka tërhequr vëmendjen te objektivat e saj. Si sfida të mëdha në botë janë varfëria gjegjësisht uria që mbretëron në mjaft vende të botës së tretë po dhe promovimi i një ekonomie të qëndrueshme. «Në procesin trevjeçar të negocoiatave për përpilimin e agjendës, Zvicra është dalluar si një forcë shtytëse. Ndërsa rrjedha e mëtejme të angazhimit të Zvicrës, ka thënë Burkhalter është subjekt i kësaj konference.

Nga ana tjetër sekretari gjeneral i OKB-së  Ban Ki-Moon në fjalën e tij të zgjeruar ka folur për sfidat globale që e preokupojnë OKB-në dhe për Agjendën 2030 gjegjësisht 17 objektivat e saj. Duke përshëndetur në mënyrë simbolike në gjuhët e vendit (edhe në dialektin zviceran të gjermanishtes) njeriu numër një i OKB-së ka tërhequr vërejtjen te krizat nëpër të cilat po kalon aktualisht bota. Ai ka përmendur se kriza e refugjatëve është më e rënda që nga përfundimi i Luftës së Dytë Botërore, pasi që vitin që shkoi, në botë janë numëruar rreth 60 milionë njerëz që janë detryuar të braktisin vendet e tyre.

Ban Ki-Moon ka kujtuar se Zvicra pavarësisht nga përmasat e saj gjeografike luan një ndër rolet kyç në përpjekjet për tejkalimin e krizave kudo në botë dhe në veçanti të krizës së refugjatëve. «Unë e përshëndes Zvicrën pasi që ajo tashmë ka filluar me jetësimin e Agjendës 2030» ka thënë ai. Ndërkaq Ban Ki-Mon një pjesë të fjalës ia ka kushtuar problemeve në rritje që ka OKB për mbulimin e shpenzimeve që kërkohen të bëhen nga ajo, si organizatë çati e shumë organizatave të tjera që merren me refugjatët, migracionin, zhvillimin etj, raporton albinfo.ch. Ai theksoi se OKB tash i nevojiten pesë fish më shumë mjete për t`ia dalë me të gjitha kërkesat që i shtrohen asaj në raport sidomos me krizën e refugjatëve.

Konferenca po vazhdon me tryeza dhe panele ku po shkoqiten objektivat e Agjendes 2030 nga pjesëmarrës, përfaqesues të DEZA-s, SECO-s dhe organizatave të tjera.

Albinfo.ch do të raportojë edhe nga vazhdimi i konferencës.