Shqiperia

Banka Botërore: Kriza ekonomike do ta rikthejë Shqipërinë 15 vjet mbrapa

Banka Botërore parashikon dy skenarë të ndryshëm për Shqipërinë. Sipas tyre, të varfërit në Shqipëri mund të ngjiten në 39.6% të popullsisë, në rastin më të mirë dhe deri në 43.6%, në skenarin më të rëndë.

Vlerësimi

Raporti i fundit nga Banka Botërore vlerëson se si kriza e krijuar nga kronavirusi mund të ndikojë në varfërinë e familjeve në Ballkanin Perëndimor dhe në të dyja skenarët, Shqipëria do të vijonte të ishte vendi me normën më të lartë të të varfërve në raport me popullsinë në rajon. Masat e marra nga qeveria në ndihmë ndaj firmave në sektorin formal për të ruajtur vendet e punës nuk do të mund të arrijnë drejtpërdrejt te punësuarit informalë.

Shumë prej këtyre të punësuarve informalë ose të të vetëpunësuarve nuk janë përfitues të ndihmës sociale dhe rreth 14 deri 33 % e të punësuarve në sektorët shumë të prekur nga kriza e COVID-19 në ekonomitë e Ballkanit Perëndimor janë të vetëpunësuar, e për këtë arsye ata janë edhe më të cenueshmit.

Sakaq, rezulton se kjo përqindje është veçanërisht e lartë në Shqipëri dhe Kosovë, pasi gati një e treta e punëtorëve në sektorët e prekur nga kriza janë të vetëpunësuar dhe veçanërisht të rrezikuar ndaj humbjes së të ardhurave.

Varfëria mund të arrijë në 48%

Skenari i parë ka të bëjë me faktin se nëse kriza zgjat 3 muaj dhe skenari i dytë nëse zgjat 6 muaj.

Skenari i parë:

Ky skenar, nga i cili kriza zgjat 3 muaj, skenari më optimist, varfëria do të arrinte në nivelin e vitit 2012. Të dhënat tregojnë se të ardhurat e familjeve shqiptare do të bien nga 3% deri në thuajse 14%, në bazë të skenarëve, por edhe në bazë të shtresës së popullsisë, pra të varfër a të pasur. Shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 pikë përqindje, duke shkuar në rreth 40 % në skenarin e parë. Të pasurit pritet të pësojnë tkurrjen më të madhe në të ardhura, nga te dyja skenaret.

Skenari i dytë:

Ky skenar, nga i cili kriza zgjat 6 muaj, skenari më pesimist ku ajo do të ishte e barabartë me nivelin e vitit 2005. Sipas simulimeve të kryera vlerësohet se, shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet rreth 44% në skenarin e dytë. Banka tregon se meqenëse shumica e njerëzve që punojnë në bujqësi janë tashmë të varfër, dhe simulimi nuk supozon ulje të të ardhurave në bujqësi, rritja e varfërisë do të vijë kryesisht si rezultat i njerëz venë qytete të cilët punojnë në sektorin e shërbimeve dhe pritet të humbasin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre.
Banka Botërore për Shqipërinë

“Kriza e shkaktuar nga COVID-19 dhe masat kufizuese pritet të përmbysin arritjet e fundit në drejtim të reduktimit të varfërisë në Shqipëri. Në Mars, Shqipëria vendosi të mbyllë hotelet, teatrot dhe aktivitetet e tregtimit të artikujve jo-jetik si dhe kufizoi lëvizjen e njerëzve si brenda ashtu dhe jashtë vendit. Shumë sektorë të industrisë, përfshirë tekstilet, minierat, qendrat telefonike dhe ndërtimi, u detyruan të zvogëlojnë veprimtarinë për shkak të zbatimit të masave për distancim social por edhe për shkak të rënies së kërkesës si rezultat i kolapsit të porosive për eksport. Ka gjasa që edhe emigrantët shqiptarë të preken nga kjo krizë globale, e cila çon në reduktim të të ardhurave e për rrjedhojë edhe të remitencave.

Sipas simulimeve të kryera për këtë shënim vlerësohet se shkalla e varfërisë në Shqipëri mund të rritet me 4 deri në 8 pp, duke shkuar në rreth 40 për qind në skenarin e parë dhe 44 përqind në skenarin e dytë. Kështu pra, sipas skenarit më optimist, varfëria do të arrinte në nivelin e vitit 2012 dhe, sipas skenarit më pesimist, ajo do të ishte e barabartë me nivelin e vitit 2005.

Meqenëse shumica e njerëzve që punojnë në bujqësi janë tashmë të varfër, dhe simulimi nuk supozon ulje të të ardhurave në bujqësi, rritja e varfërisë do të vijë kryesisht si rezultat i njerëzve në qytete, të cilët punojnë në sektorin e shërbimeve dhe pritet të humbasin një pjesë të konsiderueshme të të ardhurave të tyre”, shkruhet në raport.